Lajme Zone
Vrasja në Tiranë/ Reagon policia, zbardhet identiteti i viktimës
Të tjeraCNA

Vrasja në Tiranë/ Reagon policia, zbardhet identiteti i viktimës

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar në rrjete...

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, policia është njoftuar për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Sapo kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.