Këngëtarja e njohur amerikane Beyoncé rikthehet në kopertinën e revistës prestigjioze britanike “i-D” për herë të parë pas 20 vitesh, duke tërhequr vëmendjen me një paraqitje plot elegancë dhe luks. Në kopertinën e edicionit special të tetorit 2026, artistja shfaqet e veshur me një peliçe në ngjyrë kremi, geta të zeza transparente, taka të larta dhe bizhuteri diamanti. Fotografitë janë realizuar për të shënuar zgjerimin në Mbretërinë e Bashkuar të Cécred, markës së kujdesit për flokët të themeluar nga Beyoncé. Në imazhin e publikuar, këngëtarja shfaqet me flokë kaçurrela të lagura, ndërsa përdorimi i produkteve të markës së saj është pjesë e konceptit të setit. Vëmendje të veçantë marrin edhe bizhuteritë e saj luksoze, përfshirë një gjerdan me diamante nga koleksioni “Blue Book 2024” i Tiffany & Co., të frymëzuar nga krijimet e stilistit Jean Schlumberger. Ky rikthim është veçanërisht domethënës, pasi Beyoncé ishte shfaqur për herë të fundit në kopertinën e “i-D” në gusht të vitit 2006. Ndërkohë, pjesa tjetër e setit fotografik dhe intervista e plotë pritet të publikohen me botimin e revistës. Duke folur për markën e saj, këngëtarja është shprehur se synimi ishte të krijonte produkte që zgjidhin probleme reale dhe që njerëzit i përdorin për shkak të efektivitetit të tyre pavarësisht nëse janë fansa të muzikës së saj. “Edhe njerëzit që nuk e durojnë muzikën time vazhdojnë ta përdorin Cécred-in, sepse funksionon”, është shprehur Beyoncé. A.C/ReportTv.al Beyoncé reviste Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.7% Jo 21.4% Nuk e di 2.9% Vota total: 2338 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
