Lajme Zone
Paketa fiskale 2027/ Bizneset kundër rritjes së taksave: Rëndohen sipërmarrjet, rrezikohen vendet e punës dhe rriten çmimet! Kërkojnë konsultim me qeverinë
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Paketa fiskale 2027/ Bizneset kundër rritjes së taksave: Rëndohen sipërmarrjet, rrezikohen vendet e punës dhe rriten çmimet! Kërkojnë konsultim me qeverinë

Paketa fiskale 2027 ka sjellë kundërshtime nga tri organizata të biznesit, të cilat paralajmërojnë se rritja e taksave do të rëndojë sipërmarrjet, do të shtojë presionin mbi çmimet dhe do të ndikojë te investimet dhe punësimi. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ProEksport Albania dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kërkojnë konsultime me qeverinë përpara miratimit të ndryshimeve. Në qendër të

Paketa fiskale 2027 ka sjellë kundërshtime nga tri organizata të biznesit, të cilat paralajmërojnë se rritja e taksave do të rëndojë sipërmarrjet, do të shtojë presionin mbi çmimet dhe do të ndikojë te investimet dhe punësimi. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ProEksport Albania dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kërkojnë konsultime me qeverinë përpara miratimit të ndryshimeve. Në qendër të kundërshtimeve janë rritja e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, e TVSH-së standarde nga 20% në 21%, si dhe ulja e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor. LEXO edhe...Paketa fiskale 2027/ Dhoma e Tregtisë Tiranë kundër rritjes së taksave: Mbi 10 miliardë lekë barrë shtesë! Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë kërkon pezullimin e rritjeve tatimore, duke theksuar se paketa pritet t'i sjellë buxhetit mbi 10 miliardë lekë të ardhura shtesë në vit, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave të raportuara në media. Dhoma mirëpret uljen e TVSH-së për ushqimet bazë në 6%, por kundërshton rritjen e normës së përgjithshme në 21%, pasi sipas saj do të ndikojë në çmimet e karburantit, energjisë, transportit dhe produkteve të tjera. Ajo kundërshton edhe rritjen e TVSH-së për turizmin nga 6% në 10% dhe paralajmëron se ulja e pragut të TVSH-së mund të shtyjë bizneset e vogla drejt informalitetit. Shoqata ProEksport Albania, që përfaqëson industrinë e veshjeve dhe këpucëve me mbi 50 mijë të punësuar, kundërshton rritjen e tatimfitimit dhe dividendit, në një kohë kur sektori po përballet me zhvlerësimin e euros, rritjen e kostove dhe humbjen e vendeve të punës. Shoqata kritikon edhe faktin që lehtësimi i tatimit mbi pagat nuk prek punonjësit me paga minimale dhe të mesme të ulëta. “Ku janë politikat mbështetëse për industrinë prodhuese të veshjeve dhe këpucëve?”, pyet shoqata, duke kërkuar masa për prodhimin, eksportet dhe punësimin. Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë paralajmëron se rritja e taksave do t'u lërë bizneseve më pak fonde për investime dhe do të shtojë presionin mbi çmimet. Shoqata kundërshton gjithashtu uljen e pragut të TVSH-së, që do të përfshijë më shumë biznese të vogla në këtë skemë dhe do t'u shtojë detyrimet administrative. Të tria organizatat kërkojnë dialog me qeverinë dhe vlerësim të ndikimit të masave përpara miratimit të paketës fiskale 2027. Ndryshimet që prekin sipërmarrjen kërkojnë dialog paraprak, vlerësim të ndikimit dhe kohë të mjaftueshme për përshtatje. Zëri i sipërmarrjes duhet të dëgjohet përpara çdo vendimmarrjeje me karakter ekonomik”, thekson shoqata. Tre organizatat kërkojnë konsultim me qeverinë Pavarësisht shqetësimeve të ndryshme që ngrenë për sektorët që përfaqësojnë, të treja organizatat bashkohen në kërkesën që ndryshimet fiskale të mos miratohen pa konsultim me biznesin. Dhoma e Tregtisë kërkon pezullimin e rritjeve tatimore dhe publikimin e analizës së ndikimit të çdo mase. ProEksport Albania kërkon politika mbështetëse për industrinë prodhuese dhe eksportet, ndërsa Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kërkon dialog transparent dhe kohë të mjaftueshme që bizneset të përshtaten me ndryshimet. Ora 15:45 Paketa fiskale 2027/ Dhoma e Tregtisë Tiranë kundër rritjes së taksave: Mbi 10 miliardë lekë barrë shtesë! Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë kërkon pezullimin e rritjes së taksave të propozuara në paketën fiskale 2027 dhe hapjen e menjëhershme të konsultimeve me biznesin. Sipas saj, ndryshimet do t'i sjellin buxhetit mbi 10 miliardë lekë të ardhura shtesë në vit, pjesa më e madhe e të cilave do të paguhet nga bizneset, ndërsa rritja e TVSH-së nga 20% në 21% pritet të rëndojë edhe mbi konsumatorët.Në një qëndrim publik, Dhoma e Tregtisë thekson se më 9 tetor i ka dërguar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit propozimet e saj për paketën fiskale, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Sipas saj, bizneset po i mësojnë ndryshimet nga mediat, pa pasur një prezantim zyrtar të paketës apo takime konsultuese.“Paketa nuk është paraqitur zyrtarisht dhe nuk është zhvilluar asnjë takim konsultues me organizatat e biznesit”, thuhet në reagim.Dhoma e Tregtisë kundërshton rritjen e TVSH-së standarde në 21%, duke argumentuar se ulja në 6% për ushqimet bazë nuk e kompenson rritjen e tatimit për një sërë mallrash dhe shërbimesh të tjera.“Lehtësimi prek vetëm një listë ushqimesh. Rritja prek karburantin, energjinë, transportin, veshjet, produktet e higjienës, materialet shkollore dhe ndërtimin”, thekson DHTI-Tiranë.Ndërkohë, ulja e TVSH-së për ushqimet bazë mirëpritet nga Dhoma e Tregtisë, por ajo kërkon që lista e produkteve të jetë e qartë dhe të përfshijë edhe produktet e përpunimit vendas. Gjithashtu kërkon garanci për rimbursimin e shpejtë të TVSH-së për prodhuesit që do të blejnë lëndët e para me normën 21% dhe do të shesin produktet me 6%.Një tjetër kundërshtim lidhet me rritjen e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17%. Sipas Dhomës së Tregtisë, kjo do ta vendoste Shqipërinë me normën më të lartë në Ballkanin Perëndimor, duke i hequr vendit një avantazh konkurrues për tërheqjen e investimeve.Edhe rritja e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15% kundërshtohet, pasi sipas saj, barra e kombinuar mbi fitimin e shpërndarë do të arrinte në rreth 29.5%.“Fitimi i shpërndarë tatohet dy herë, një herë si fitim dhe një herë si dividend. Me propozimin, barra totale mbi të rritet nga rreth 22% në rreth 29,5%, më e larta në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në qëndrim.Dhoma e Tregtisë kundërshton edhe rritjen e TVSH-së për turizmin nga 6% në 10%, duke theksuar se sektori po përballet me zhvlerësimin e euros dhe se kontratat për sezonin 2027 po nënshkruhen me çmime fikse. Ajo kërkon që agroturizmi të vazhdojë të përfitojë normën 6%.Sa i përket uljes së pragut të TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor, DHTI-Tiranë paralajmëron se masa mund të rëndojë bizneset e vogla dhe të nxisë informalitetin.“Në vend që të nxisë formalizimin, masa rrezikon ta shtyjë biznesin e vogël drejt informalitetit”, thekson Dhoma.Sipas saj, shqetësim është edhe fakti që të gjitha ndryshimet parashikohen të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, pa periudha kalimtare dhe me pak kohë për përgatitjen e bizneseve.Dhoma e Tregtisë kërkon ruajtjen e normave aktuale të tatimit mbi fitimin, TVSH-së standarde dhe pragut të regjistrimit në TVSH, si dhe rishikimin e propozimeve për dividendin dhe turizmin. Ajo kërkon gjithashtu publikimin e plotë të paketës fiskale, analizën e ndikimit të çdo mase dhe hapjen e dialogut me biznesin.“DHTI-Tiranë nuk është kundër reformës fiskale. Ne e kemi treguar këtë me propozime konkrete. Por asnjë reformë nuk është e qëndrueshme nëse ndërtohet pa biznesin dhe kundër konkurrueshmërisë së tij”, përfn reagimi. Share Ora 14:39 Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundër Paketës Fiskale 2027: Rëndon bizneset dhe shton presionin mbi çmimet Shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” kundërshton paketën fiskale të propozuar për vitin 2027, duke ngritur shqetësimin se rritja e taksave do t'u lërë bizneseve më pak fonde për investime dhe do të shtojë presionin mbi çmimet.Në qëndrimin e saj, shoqata kundërshton rritjen e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17%, të tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, si dhe rritjen e normës së përgjithshme të TVSH-së nga 20% në 21%. Një tjetër ndryshim që kundërshtohet është rritja e TVSH-së së reduktuar për turizmin nga 6% në 10%.Shqetësim ngre edhe ulja e pragut të regjistrimit të detyrueshëm në TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor. Sipas shoqatës, kjo masë do të përfshijë më shumë biznese të vogla në skemën e TVSH-së, duke u shtuar detyrimet për deklarim dhe administrim." Paketa e re fiskale pritet të rrisë barrën tatimore për bizneset, duke lënë më pak fonde për investime dhe duke shtuar presionin mbi çmimet. Parashikohet rritja e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17% dhe e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%. Norma e përgjithshme e TVSH-së pritet të rritet nga 20% në 21%, ndërsa norma e reduktuar për turizmin nga 6% në 10%. Ulja e pragut të regjistrimit të detyrueshëm në TVSH nga 10 në 5 milionë lekë qarkullim vjetor do të përfshinte më shumë biznese të vogla në këtë skemë, duke u shtuar detyrimet për deklarim dhe administrim. Shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” kundërshton fuqimisht çdo ndryshim në paketën fiskale që hartohet pa konsultim real dhe transparent me komunitetin e biznesit. Ndryshimet që prekin sipërmarrjen kërkojnë dialog paraprak, vlerësim të ndikimit dhe kohë të mjaftueshme për përshtatje. Zëri i sipërmarrjes duhet të dëgjohet përpara çdo vendimmarrjeje me karakter ekonomik" thuhet në reagim. Share Ora 11:59 'Ku janë politikat mbështetëse?' Shoqata ProEksport kundër paketës fiskale 2027: Po humbasim vende pune, qeveria të reflektojë! Rritja e taksave e propozuar në paketën fiskale 2027 ka sjellë kundërshtimin e Shoqatës ProEksport Albania, e cila kërkon që qeveria të konsultohet me biznesin përpara se të miratojë ndryshimet. Shoqata, që përfaqëson industrinë e veshjeve dhe këpucëve, me mbi 50 mijë të punësuar, kundërshton rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17% dhe të tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%. Sipas saj, këto ndryshime do të rëndojnë më tej sipërmarrjet e një sektori që prej vitesh përballet me zhvlerësimin e euros, rritjen e kostove dhe humbjen e vendeve të punës.Në komunikatën e firmosur nga kryetari i shoqatës, Edvin Prençe, theksohet se lehtësimi i propozuar i tatimit mbi pagat nuk prek pagat minimale dhe të mesme të ulëta, ku përqendrohet pjesa më e madhe e punonjësve të kësaj industrie.ProEksport Albania kërkon politika që mbështesin prodhimin, eksportet dhe punësimin, si dhe hapjen e menjëhershme të tryezave të konsultimit me institucionet.Komunikata e plotë e Shoqatës ProEksport Albania:“Propozimet e reja të Paketës Fiskale 2027 kërkojnë një diskutim serioz me përfaqësuesit e biznesit përpara miratimit të tyre. Kërkojmë që të mos përsëritet praktika e vendimmarrjeve të njëanshme, siç ka ndodhur në vitet e mëparshme, pa një konsultim real dhe pa analizuar ndikimin në sektorët prodhues.Rritja e propozuar e tatimfitimit nga 15% në 17% dhe pothuajse dyfishimi i tatimit mbi dividendin, nga 8% në 15%, përbëjnë një barrë shtesë për sipërmarrjet. Ndërkohë, lehtësimi i tatimit mbi pagat nuk prek segmentin e pagave minimale dhe të mesme të ulëta, ku përqendrohet pjesa më e madhe e punonjësve të industrisë sonë dhe ku, sipas nesh, ndërhyrja ishte më e nevojshme.Pyetja jonë është e thjeshtë: Ku janë politikat mbështetëse për industrinë prodhuese të veshjeve dhe këpucëve?Prej vitesh ky sektor përballet me zhvlerësimin e euros, rritjen e kostove, reduktimin e kapaciteteve prodhuese dhe humbjen e vendeve të punës. Në vend të masave që nxisin investimet, automatizimin, digjitalizimin dhe kalimin drejt prodhimit me vlerë të shtuar, po diskutojmë rritje të mëtejshme të barrës fiskale.Shoqata ProEksport Albania, si organizata përfaqësuese e vetme e industrisë së veshjeve dhe këpucëve, një sektor që ka mbi 50 mijë të punësuar, kërkon reflektim institucional dhe hapjen e menjëhershme të tryezave teknike të konsultimit.Nuk jemi kundër reformave fiskale, por kundër vendimeve që merren pa vlerësuar pasojat reale mbi prodhimin, eksportet dhe punësimin.Institucionet duhet të kuptojnë se një sektor që prej kohësh ndodhet në vështirësi serioze ekonomike nuk ka nevojë për rëndim të mëtejshëm të situatës, por për politika që garantojnë mbijetesën, transformimin dhe konkurrueshmërinë e tij.” Share U.D/ReportTv.al paketa fiskale 2027 dhoma e tregtisë ProEksport Albania TVSH Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.7% Jo 21.4% Nuk e di 2.9% Vota total: 2338 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?