Lajme Zone
Papa Leone XIV , mesazh pjesëmarrësve në Asizi: Të ndërtojmë paqen, jo luftëra të reja
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Papa Leone XIV , mesazh pjesëmarrësve në Asizi: Të ndërtojmë paqen, jo luftëra të reja

Ai u është drejtuar pjesëmarrësve të takimit ndërkombëtar “Paqe e paarmatosur dhe çarmatosëse”, që po mbahet në Asizi të Italisë

Papa Leone XIV ka bërë thirrje për paqe dhe dialog mes popujve, duke theksuar se lufta nuk mund të bëhet kurrë në emër të Zotit. Ai u është drejtuar pjesëmarrësve të takimit ndërkombëtar “Paqe e paarmatosur dhe çarmatosëse”, që po mbahet në Asizi të Italisë, Ati i Shenjtë u shpreh se bota ka nevojë të rindërtojë paqen kudo në vend që të përgatitet për luftëra të reja. “Duhet ta rindërtojmë paqen kudo, jo të përgatisim luftëra të tjera! Lufta nuk mund të bëhet kurrë në emër të Zotit! Për ne besimtarët, të luftosh në emër të fesë do të thotë, në të vërtetë, të godasësh vetë fenë”, deklaroi Papa. LEXO edhe...Papa Leone XIV telefonon Putinin, kërkon armëpushim në Ukrainë! Moska pranon ndihma për civilët, por jo ndalimin e luftimeve! Putin: Donbasi duhet pushtuar i gjithi Ai theksoi se nuk ekziston një luftë e shenjtë, duke nënvizuar se paqja është e vetmja gjë që meriton të quhet e shenjtë. “Nuk ka asnjë luftë të shenjtë: vetëm paqja është e shenjtë!”, u shpreh Papa Leone XIV. Në mesazhin e tij, Ati i Shenjtë theksoi gjithashtu rëndësinë e promovimit të frymës së Asizit, veçanërisht në një kohë kur, sipas tij, mbizotëron kultura e fuqisë. “Pikërisht në këto kohë të kulturës së fuqisë, kemi nevojë të zhvillojmë frymën e Asizit, e cila nënkupton refuzimin e justifikimit fetar të luftës, si dhe frymën e ndërmjetësimit dhe dialogut”, tha ai. Përmes këtij mesazhi, Papa u bëri thirrje besimtarëve dhe komuniteteve fetare që të mos e përdorin fenë për të legjitimuar konfliktet, por ta shohin atë si një mundësi për të ndërtuar ura komunikimi, për të nxitur pajtimin dhe për të promovuar bashkëjetesën paqësore mes popujve. Takimi ndërkombëtar në Asizi, i titulluar “Paqe e paarmatosur dhe çarmatosëse”, synon të promovojë dialogun dhe angazhimin e përbashkët për paqen në një kohë kur konfliktet dhe tensionet vazhdojnë të sfidojnë komunitetin ndërkombëtar. A.C/ReportTv.al mesazh Papa Leone XIV Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.4% Jo 21.5% Nuk e di 3.1% Vota total: 2441 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?