Tryeza e thirrur nga presidenti Bajram Begaj më 30 tetor për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve, është test për partitë dhe për protestuesit, thotë Edmond Spaho. Në një lidhje direkte me ‘Studio Live’ në Report Tv, ish-deputeti i PD e sheh si një mundësi për protestuesit që të krijojnë një formacion politik ose të dalin me kandidatë të pavarur. LEXO edhe...Data e zgjedhjeve vendore 2027/ Begaj fton partitë për konsultime, Bardhi: E përbuz me neveri këtë teatër politik! Ministër pa portofol në shërbim të Ramës “S’më duket se vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme pasi ata që kanë organizuar protestat, kërkesë kanë dorëheqjen e Edi Ramës. Nuk kam parë të artikulojnë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme i ka artikuluar opozita. Të kërkosh zgjedhje të parakohshme duhet të jesh organizuar politikisht, gjë që ata s’e kanë bërë, as e dimë kush janë. Mendoj se është rast i mirë për të testuar partitë politike shqiptare dhe do të sugjeroja që protestuesit të marrin pjesë me kandidatët e tyre në këtë zgjedhje. Të testojnë forcën e tyre. Të krijojnë një formacion politik ose të dalin me kandidatë të pavarur që do të kenë mbështetjen e lëvizjes studentore”, shprehet Spaho. Nëse krijimi i lëvizjes politike nuk ndodh, kjo do të ndikojë edhe në mosrealizimin e dialogut që kërkon kryeministri Rama. “Po nuk u ngjiz si lëvizje politike, edhe dialogimi që kërkon kryeministri nuk më duket real. Do të ulen disa individë por do të dalin disa të tjerë që do të pretendojnë jemi edhe ne. Dialogu politik bëhet me përfaqësues politikë. Nëse kjo lëvizje dëshiron të ndryshojë sistemin politik në Shqipëri, duhet të hyjë në politikë. Më pas të hyjë në zgjedhje sepse zgjedhjet janë ato që hapin derën për ndryshim”, thotë ish-deputeti. Lidhur me zhvillimet e protestës në 15 ditët e fundit, Spaho veçon dhunën si një element që karakterizon popujt primitivë. Protestuesit jo të dhunshëm duhet të jenë ata që vendosin kufirin e qartë. “Në Shqipëri, dhuna po kthehet në një element qenësor. Ne po djegim atë që kemi ndërtuar në emër gjoja të ndërtimit të së ardhmes. Me shkatërrim e djegie vetëm popujt primitivë e ndërtojnë të ardhmen. Pjesa më e shëndoshë e kësaj lëvizjeje duhet të distancohet që të tërheqë vëmendjen dhe dashamirësinë e qytetarëve”, thotë Spaho. Sipas ish-deputetit, veç Antifa-s, brenda protestave të dhunshme gëlojnë një sërë rrymash të të gjitha ‘ngjyrave.’ “Aty ka shumë rryma, duke filluar nga lëvizja që doli për zhvillimet në bregdetin e Vlorës, flamingot, më pas janë grupi i OJQ-ve shqiptare, gjejmë islamistë, parti politike shqiptare të vjetra e të reja që kanë të njëjtën ngjyrë. Operojnë me të njëjtin stil, me forcë në vend që të ekspozojnë natyrën e tyre”, përfn ish-deputeti. P.J/E.H/ReportTv.al edmond spaho protestat kunder qeverise zgjedhjet vendore 2027 studio live Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.4% Jo 21.5% Nuk e di 3.1% Vota total: 2538 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

