Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore në 2027-ën. Gazetarja Danjela Maloku raporton se shkresa për zhvillimin e konsultimeve u është dërguar të gjitha partive parlamentare. Takimi me përfaqësuesit e forcave politike është parashikuar të mbahet më 30 tetor, ku janë ftuar të gjitha partitë që kanë deputetë në Kuvend. LEXO edhe...Zgjedhjet në Serbi, Koalicioni Shqiptar fiton 2 deputetë, Begaj: Fitorja duhet të përkthehet në më shumë të drejta Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen në një nga të dielat e periudhës 15 prill - 15 maj. Data përfundimtare do të përcaktohet pas konsultimeve me partitë politike. Afati i fundit që Begaj te dekretojë datën e zgjedhjeve është 6 nëntori. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al Bajram Begaj zgjedhjet vendore 2027 Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.7% Jo 21.4% Nuk e di 2.9% Vota total: 2338 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

