Rama-Merz Berlini i kërkon Ramës zgjatjen e mandateve të SPAK-ut dhe GJKKO-së deri në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa disa prokurorë përgatiten të zbresin në politikë. Zyra e shtypit u përgjigj shkurt, duke u kërkuar gazetarëve t’i referoheshin qëndrimit publik të kancelarit gjatë samitit. Ajo shtoi se nuk komenton takimet konfidenciale.
Takimi kishte rëndësi të veçantë, si për shkak të peshës së kancelarit gjerman në Europë, ashtu edhe për shkak të marrëdhënieve të vështira me Edi Ramën.
Friedrich Merz i kishte dërguar kryeministrit shqiptar një mesazh edhe disa muaj më parë, po nga Mali i Zi. Rama iu përgjigj atëherë me arrogancë dhe shpërfillje.
Në takimin e dytë, tangërllëku i Ramës kishte humbur. Kryeministri shqiptar u shfaq me bisht ndër shalë, me imazh të rrënuar dhe nën presionin e një proteste që po ia shkërmoq pushtetin.
Kur Rama dhe Merz u takuan në Tivat, në qershor, kryeministri shqiptar përdori një ironi naive për të relativizuar dushin e ftohtë që i dha kancelari gjerman.
“Ai në Berlin, e unë në Tiranë”, shkroi Rama, duke lënë të kuptohej se palët nuk kishin rënë dakord dhe se takimi kishte përfunduar keq.
Katër muaj më vonë, Friedrich Merz nuk denjoi as të ulej në një karrige apo divan për ta takuar Edi Ramën. Ai foli me të në këmbë dhe ia dha mesazhin që kishte përgatitur.
Sipas burimeve, mesazhi ishte më i prerë se herën e parë. Kancelari i la Ramës vetëm një afat të shkurtër për ta zbatuar kërkesën.
Kërkesa mbetet e njëjta: zgjatja e mandatit të prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Edi Rama, sipas burimeve, pranoi të hynte në dialog dhe dha dakordësinë për miratimin e reformës. Ai vendosi, megjithatë, një kusht. Paketa e re duhet të përfshijë edhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Bisedimet kanë vazhduar përmes kanaleve diplomatike në Tiranë dhe, sipas informacioneve, po ecin drejt një marrëveshjeje. Paketa parashikon gjithashtu shtimin dhe rinovimin e trupës së prokurorëve të SPAK-ut, duke hapur mundësinë për emra të rinj.
Gjatë këtyre diskutimeve, disa prokurorë aktualë të SPAK-ut kanë shprehur gatishmërinë për t’u tërhequr pas përfundimit të mandatit. Njëri prej tyre, sipas burimeve, ka deklaruar se mund të largohet edhe përpara afatit.
Ky qëndrim jep sinjalin se disa prej “robespierëve shqiptarë” mund të zbresin në politikë. Sali Berisha duket se e ka kuptuar këtë skenar, ndaj gjatë paraqitjes së fundit në SPAK i shtoi sulmet ndaj prokurorëve.
Pikërisht për këtë çështje, Friedrich Merz i ka kërkuar Edi Ramës ta miratojë sa më shpejt reformën që zgjat mandatet e SPAK-ut dhe GJKKO-së deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./Pamfletirama merz takim budva Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Muzgu i Cezarëve 26 Tetor 2026, 11:4111:41Editorial Gotov je! 25 Tetor 2026, 11:2511:25Editorial Kush do të qeverisë pas revoltës së Gjeneratës Z? 24 Tetor 2026, 13:0013:00Editorial Dhjetat tona, plumb për armikun! 23 Tetor 2026, 14:1014:10Editorial Nuk shkohet në Europë me ‘karrocën e Dylit’! 22 Tetor 2026, 14:0614:06Editorial A do ta shpëtojnë dot myslimanët Trumpin më 3 nëntor?! 21 Tetor 2026, 12:5312:53Editorial

