Lajme Zone
Trafik kokaine dhe marijuane në katër shtete, SPAK çon për gjykim Rexhep Rrajën, Endrit Doklen dhe 15 të tjerë
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Trafik kokaine dhe marijuane në katër shtete, SPAK çon për gjykim Rexhep Rrajën, Endrit Doklen dhe 15 të tjerë

Sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar një veprimtari të organizuar të trafikimit të marijuanës dhe kokainës nga Shqipëria dhe Amerika Latine drejt disa vendeve, përfshirë Gjermaninë, Malin e Zi, Turqinë dhe Holandën.

Rraja-Dokle Tre grupe të dyshuara për trafikimin e marijuanës dhe kokainës nga Shqipëria dhe Ekuadori drejt vendeve europiane dhe Turqisë. SPAK identifikon Emiljan Burbën, Rexhep Rrajën dhe Ervis Shulin si drejtues dhe financues të veprimtarisë kriminale. Komunikimet në Sky ECC zbuluan koordinimin e trafikut, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve dhe pasurive të të dyshuarve. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 17 persona, mes të cilëve Rexhep Rraja, Endrit Dokle, Përparim Rraja dhe Gazmir Rraja, të akuzuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe veprimtari të grupeve të strukturuara kriminale.

Sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar një veprimtari të organizuar të trafikimit të marijuanës dhe kokainës nga Shqipëria dhe Amerika Latine drejt disa vendeve, përfshirë Gjermaninë, Malin e Zi, Turqinë dhe Holandën.

Në qendër të hetimeve janë tre episode të trafikut ndërkombëtar, gjatë të cilave autoritetet e huaja kanë sekuestruar në total 2 tonë e 433 kilogramë lëndë narkotike, nga të cilat 1,958 kilogramë marijuanë dhe 475 kilogramë kokainë.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme ka rezultuar se Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli dyshohet se kanë pasur rolin e drejtuesve dhe financuesve të veprimtarisë kriminale.

Për këtë arsye, ndaj tyre janë ngritur akuzat për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, të pandehurit e tjerë, sipas organit të akuzës, kanë pasur role të ndryshme në realizimin e trafikut dhe koordinimin e veprimtarisë së paligjshme.

Nga 1.7 tonë marijuanë në Mal të Zi te 475 kilogramë kokainë në HolandëSPAK ka dokumentuar tre episode të trafikut ndërkombëtar të drogës, të zhvilluara gjatë viteve 2020 dhe 2021.

Episodi i parë lidhet me datën 3 nëntor 2020, kur autoritetet malazeze sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë. Sipas hetimeve, droga ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte si destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Episodi i dytë është regjistruar më 26 janar 2021, kur autoritetet turke sekuestruan rreth 236 kilogramë marijuanë, e cila dyshohet se ishte dërguar nga Shqipëria drejt Turqisë.

Ndërsa episodi i tretë lidhet me një ngarkesë prej 475 kilogramësh kokainë, të sekuestruar më 23 nëntor 2020 në portin e Vlissingenit, në Holandë. Sipas SPAK, kokaina ishte nisur nga Ekuadori.

Këto ngarkesa, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë pjesë e veprimtarisë kriminale për të cilën akuzohen të pandehurit.

Një rol të rëndësishëm në zbardhjen e veprimtarisë së dyshuar kriminale kanë pasur komunikimet e zhvilluara përmes platformës së enkriptuar Sky ECC.

Sipas SPAK, të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre përdornin këtë aplikacion për t'u koordinuar në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve kriminale.

Komunikimet janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë dhe më pas i janë vënë në dispozicion SPAK-ut përmes mekanizmave të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Nga analizimi i tyre, hetuesit kanë rindërtuar, sipas organit të akuzës, mënyrën e organizimit të trafikut, lidhjet mes personave të përfshirë dhe rolet që dyshohet se kanë pasur në veprimtarinë kriminale.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 9 të vitit 2024, në ngarkim të 17 të pandehurve:

1. Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

2. Bujar Sefa (alias Xaka, alias Lala), të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

3. Marvin Bushati, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal,

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, të sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 10.12.2025.

4. Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini (alias Iamandi), Bledar (alias Blerti) Cafi, Endrit (alias Indrit) Dokle, Zamir Aliaj (alias Çoku), të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal,

5. Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Sefa (alias Xaka, alias Lala), dhe Vidjan Baroka, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

6. Agim Nina (alias Lorenc Selmani), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre përmes komunikimeve në aplikacionin e platformës së enkriptuar “SkyEcc”, janë koordinuar mes tyre për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme kriminale. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike.

Të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, me persona të dënuar nga autoritetet e huaja dhe në bashkëpunim me persona të paidentifikuar ende, kanë trafikuar nga Shqipëria dhe vendet e Amerikës Latine (Ekuadori) në drejtim të Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës, sasitë e lëndëve narkotike sipas episodeve të renditura mëposhtë:

Episodi i parë, datë 3.11.2020 – Autoritetet kompetente të Malit të Zi sekuestruan sasinë prej 1722 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Episodi i dytë, datë 26.1.2021 – Autoritetet kompetente të Turqisë sekuestruan sasinë prej rreth 236 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

Episodi i tretë, datë 23.11.2020 – Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës sekuestruan sasinë prej 475 kg kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

Në përfundim të hetimeve është konkluduar se të pandehurit Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, kanë pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në veprimtarinë e paligjshme kriminale ndërsa të pandehurit e tjerë ishin në rolin e pjesëmarrësve.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurve si dhe vijimin e hetimit pasuror kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 9 të vitit 2024, numërtimin si procedimi penal i ri me nr. 9/1 i vitit 2026, dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal,

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2, të Kodit Penal.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë gjermane, franceze, holandeze, belge, malazeze, turke, ekuadoriane, Eurojust dhe Europol, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.rexhep rraja trafik droge Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Vrasja e Ilaria Sulës, gjykata pritet të japë sot vendimin për Mark Samson; prokuroria kërkon burgim të përjetshëm 27 Tetor 2026, 13:1813:18Kronike Aksident me vdekje në aksin Berat–Dimal, humb jetën 63-vjeçari 27 Tetor 2026, 13:0113:01Kronike U qëllua nga pas teksa pinte kafe, zbulohet e kaluara penale e këngëtarit që u plagos në Shkodër 27 Tetor 2026, 12:3012:30Kronike U qëllua nga një person me maskë, Taulant Hoti këngëtar në lokalin ku u plagos 27 Tetor 2026, 11:2311:23Kronike U qëllua me armë, identifikohet i plagosuri në Shkodër; policia jep detaje 27 Tetor 2026, 11:1211:12Kronike Dyshohet se furnizonte protestuesit me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë 27 Tetor 2026, 11:0111:01Kronike