Lajme Zone
Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq

Ngjarja u konstatua sot, pas një njoftimi të marrë nga shërbimet e Policisë për zjarrin që kishte përfshirë një sipërfaqe me bimësi të egër dhe shkurre.

Një 29-vjeçar dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt pyllit të Parkut Kombëtar të Divjakës. I riu është kapur nga policia pranë vatrës së zjarrit dhe është shoqëruar në komisariat. Ngjarja u regjistrua sot, rreth orës 13:25 kur shërbimet e Policisë morën njoftim për zjarrin që po përhapej në zonë. LEXO edhe...Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë (VIDEO) Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre. Pranë vatrës së zjarrit u kap shtetasi A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i dyshuar si autor i zjarrvënies. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për rastin. A.C/ReportTv.al divjakë zjarr Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.7% Jo 21.4% Nuk e di 2.9% Vota total: 2338 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?