Lajme Zone
Vuri zjarr që rrezikonte pyllin e Parkut Kombëtar Divjakë, kapet në flagrancë autori 29-vjeçar
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vuri zjarr që rrezikonte pyllin e Parkut Kombëtar Divjakë, kapet në flagrancë autori 29-vjeçar

Një shtetas 29-vjeçar u kap në flagrancë nën dyshim se ndezi zjarr në fshatin Kryekuq Ngjarja u regjistrua sot rreth orës 13:25, kur shërbimet e Policisë morën njoftim për zjarr në fshatin Kryekuq, i cili po përhapej dhe po rrezikonte djegien e pyllit të parkut kombëtar të Divjakës. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e fla

Një shtetas 29-vjeçar u kap në flagrancë nën dyshim se ndezi zjarr në fshatin Kryekuq

Ngjarja u regjistrua sot rreth orës 13:25, kur shërbimet e Policisë morën njoftim për zjarr në fshatin Kryekuq, i cili po përhapej dhe po rrezikonte djegien e pyllit të parkut kombëtar të Divjakës. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre.

Efektivët kanë kapur pranë vatrës të zjarrit, shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i dyshuar si autor i zjarrvënies, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.