Lajme Zone
Bebe Rexha arrin sukses të ri si artiste e pavarur, këngëtarja shqiptare renditet e 35-ta me këngën e saj në Spotify
KulturëReport TV

Bebe Rexha arrin sukses të ri si artiste e pavarur, këngëtarja shqiptare renditet e 35-ta me këngën e saj në Spotify

Ky sukses vjen pas vendimit të Bebe Rexhës për t’u ndarë nga kompania diskografike Warner Records dhe për të vazhduar rrugëtimin e saj muzikor në mënyrë të pavarur.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore, këtë herë si artiste e pavarur. Kënga e saj “New Religion” është renditur në vendin e 35-të në listën e 50 këngëve më të dëgjuara nga artiste femra në Spotify, një rezultat që këngëtarja e ka ndarë me krenari me ndjekësit e saj. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rexha ka publikuar renditjen dhe ka shprehur kënaqësinë për këtë arritje, e cila merr një rëndësi të veçantë në një periudhë të re të karrierës së saj. LEXO edhe...Dasmë shqiptare në New York, Bebe Rexha kërcen me tupana dhe këndon këngë popullore në festën e vëllait (VIDEO) “Fakti që ‘New Religion’ renditet në vendin e 35-të në listën Top 50 të Spotify është vërtet i jashtëzakonshëm”, ka shkruar këngëtarja. Ky sukses vjen pas vendimit të Bebe Rexhës për t’u ndarë nga kompania diskografike Warner Records dhe për të vazhduar rrugëtimin e saj muzikor në mënyrë të pavarur. Artistja ka folur edhe për vështirësitë me të cilat përballen muzikantët e pavarur në një industri ku kompanitë e mëdha kanë burime të konsiderueshme financiare dhe rrjete të fuqishme promovimi. Sipas Rexhës, “New Religion” është i vetmi projekt i një artisteje të pavarur në listën e publikuar, duke e bërë këtë rezultat edhe më domethënës. “Jam krenare që vendosa t’i besoj vetes dhe edhe më krenare për atë që po ndërtojmë. Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi. Nuk ka qenë një rrugë e lehtë, por ka qenë një udhëtim i bukur”, është shprehur ajo. Kënga “New Religion” është pjesë e albumit “Dirty Blonde”, i cili shënon një kapitull të ri në krijimtarinë e artistes shqiptare dhe në përpjekjet e saj për të forcuar identitetin muzikor jashtë strukturave tradicionale të industrisë. A.C/ReportTv.al bebe rexha new religion Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12526 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?