Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Balluku ende e lirë, Rama mbron ish-zëvendësen e tij dhe bën një krahasim: Në Francë ministri u akuzua për pedofili edhe nuk iku nga detyra…


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përgjegjësia e tij politike përfundon aty ku nis puna e drejtësisë, rederuar skandaleve të fundit me SHISH, Vlora hyseni, Ergys Agasin, ish-zëvendës kryeministren Belinda Balluku.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përgjegjësia e tij politike përfn aty ku nis puna e drejtësisë, rederuar skandaleve të fundit me SHISH, Vlora hyseni, Ergys Agasin, ish-zëvendës kryeministren Belinda Balluku. Rama solli si shembull Francën, duke iu referuar rastit të një ministri që, sipas tij, u përball me akuza të rënda, por nuk u largua menjëherë nga detyra dhe më pas u shpall i pafajshëm. “Kushdo që tradhton qëllimin e përbashkët duhet të përballet me gjyqësorin. Franca, vend padiskutueshmërisht i fortë nga pikëpamja institucionale, ministri u akuzua për pedofili, nuk u largua nga detyra, as presidenti nuk mori përgjegjësi. Gjykata e shpalli të pafajshëm dhe sot është prapë në detyrë”, deklaroi Rama. Kryeministri e përdori krahasimin për të argumentuar se përballja e një zyrtari me drejtësinë nuk duhet të përkthehet automatikisht në përgjegjësi të kreut të qeverisë. “Këto janë qasje që gjithkush i bën sipas vendit, por në rastin tonë askush nuk merr në mbrojtje dikë që hyn në sferën e gjyqësorit. Këtu nis dhe mbaron përgjegjësia ime politike”, tha Rama. Balluku vijon të jetë në qendër të debatit për çështjet e saj me drejtësinë. Rama ka këmbëngulur se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre dhe se përgjegjësia penale është individuale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb