Lajme Zone
PolitikëReport TV

Balla e Klosi takim me Begajn për datën e zgjedhjeve lokale 2027, opozita refuzoi në bllok ftesën e Presidentit! Blushi letër Kreut të Shtetit: Konsultimet, të padobishme! (VIDEO)


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, janë takuar me Presidentin Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale të vitit 2027. Takim me Presidentin për datën e zgjedhjeve, sot do të zhvillojnë edhe përfaqësues të Partisë Social-Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi, në orën 11:00. PSD do t

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, janë takuar me Presidentin Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale të vitit 2027. Takim me Presidentin për datën e zgjedhjeve, sot do të zhvillojnë edhe përfaqësues të Partisë Social-Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi, në orën 11:00. PSD do të përfaqësohet në takim nga deputeti Tedi Mula dhe nënkryetari i partisë, Altin Vrioni. LEXO edhe...PL refuzoi ftesën e Begajt për konsultime mbi datën e zgjedhjeve lokale, Blushi letër Presidentit: Jemi në kushtet e një krize të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura formale Data e zgjedhjeve shpallet nga Presidenti, 9 muaj para përfundimit të afatit të mandatit të kryetarit aktual, ndaj 6 nëntori përllogaritet si afati fr që kodi elektoral dikton për nxjerrjen e datës së zgjedhjeve, që duhet të jetë një e diel mes periudhës 15 prill-15 maj të 2027. Ftesa e Begajt për konsultime me subjektet politike për datën e zgjedhjeve, u refuzua publikisht nga Partia Demokratike, e cila njëjtë si në zgjedhjet e shkuara, nuk do t’i përgjigjet pozitivisht Presidentit. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi e quajti nisjen e konsultimeve teatër. Ftesa e Begajt për diskutime për datën e zgjedhjeve u refuzua në bllok edhe nga partitë e tjera opozitare. Sot, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një letre drejtuar Presidentit Begaj, ka shkruar se konsultimi për datën e zgjedhjeve, në kushtet sipas tij të krizës politike që ka kapluar vendin, me protesta të përditshme, është i padobishëm. Deri më tani, asnjë nga partitë e tjera nuk kanë shprehur publikisht një datë të preferuar, por muaji maj shikohet si më i përshtatshmi për t’iu drejtuar kutive të votimit. Data 2 e majit përjashtohet, pasi sipas kalendarit të Festave Zyrtare, është e diela e Pashkëve Ortodokse. Data më e mundshme mbetet ajo e 9 majit, që njihet edhe si Dita e Europës. Ora 09:38 PL refuzoi ftesën e Begajt për konsultime mbi datën e zgjedhjeve lokale, Blushi letër Presidentit: Jemi në kushtet e një krize të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura formale Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.Në një letër drejtuar kreut të shtetit, Blushi e cilëson të papërshtatshëm këtë takim, duke argumentuar se vendi po përballet me një situatë të rëndë politike dhe institucionale.Ai thekson se protestat dhe kërkesat e studentëve dhe gjimnazistëve duhet të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa akuzon institucionet shtetërore për dhunë, arrestime arbitrare dhe represion ndaj protestuesve.Sipas Blushit, Shqipëria po përjeton një krizë të lirive dhe të drejtave themelore, e cila kërkon reagim konkret nga institucionet kushtetuese. Ai kritikon Presidentin Begaj, duke pretenduar se institucioni që ai drejton nuk ka përmbushur rolin e tij kushtetues përballë situatës së krijuar.Blushi kërkon që Presidenti të ushtrojë përgjegjësinë e tij për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, pa e kthyer këtë proces në një konsultim formal që, sipas tij, mund të përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.Në përfundim, ai konfirmon se nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti, duke e konsideruar atë të shkëputur nga urgjenca politike dhe kushtetuese me të cilën, sipas tij, përballet vendi.Letra e Tedi Blushit për Presidentin Bajram Begaj:I nderuar President!U njoha me ftesën tuaj, por e konsideroj të papërshtatshme pjesëmarrjen në një konsultim formal për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, në një moment kur protesta dhe kërkesat legjitime të studentëve dhe gjimnazistëve janë kryeagjenda e Shqipërisë.Ky konsultim formal bëhet edhe më i papranueshëm, veçanërisht, pas dhunës shtetërore barbare, gjakosjes dhe terrorizimit, si dhe rrëmbimeve e arrestimeve arbitrare dhe të paligjshme të studentëve dhe protestuesve. Shqipëria po përballet me një krizë të rëndë të lirive dhe të drejtave themelore, ndërsa dhuna ndaj të rinjve dhe represioni ndaj pluralizmit politik e bëjnë të domosdoshëm reagimin e institucioneve kushtetuese.Përballë kësaj emergjence kushtetuese dhe kombëtare, përgjegjësia е institucionit të Presidentit të Republikës nuk mund të kufizohet në konsultime formale, por duhet të përqëndrohet në qëndrime të qarta, akte dhe veprime konkrete në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve.Fatkeqësisht, institucioni i Presidentit të Republikës nuk e ka përmbushur rolin e tij kushtetues, veçanërisht përballë dhunës shtetërore ndaj studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar. Në këto rrethana, një konsultim formal për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore është totalisht i pavend dhe i padobishëm.Ajo që pritet prej jush është të përmbushni detyrimin kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, pa e shndërruar këtë përgjegjësi në një procedurë formale, që mund të përdoret për qëllime propagandistike nga Qeveria dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët janë edhe përgjegjësit kryesorë të krizës. Për këto arsye, ju bëj me dije se nuk do të marr pjesë në një konsultim formal me ju, të shkëputur nga urgjenca kushtetuese dhe kombëtare me të cilën përballet Shqipëria.Ju faleminderit!Klikoni këtu për të lexuar letrën e Blushit për Presidentin Begaj Share R.Xh/ReportTv.al opozita mazhoranca PD PS zgjedhjet vendore 2027 Bajram Begaj taulant balla Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 51.1% Jo 40.1% Nuk e di 8.8% Vota total: 227 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?