Lajme Zone
Tradita arsimore e Zadrimës, kremtohet 80-vjetori i themelimit të shkollës "Pjetër Zarishti" në Blinisht të Lezhës
Të tjeraReport TV

Tradita arsimore e Zadrimës, kremtohet 80-vjetori i themelimit të shkollës "Pjetër Zarishti" në Blinisht të Lezhës

Me një histori 80-vjeçare, shkolla “Pjetër Zarishi” në Blinisht të Lezhës festoi jubileun. Një nga institucionet arsimore më të vjetra në vend, mblodhi në këtë përvjetor mësues, nxënës, prindër dhe ish-drejtues, për të kujtuar rrugëtimin dhe kontributin ndër vite.

LEZHE-Shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishi” në Blinisht të Lezhës kremtoi 80-vjetorin e krijimit, në një aktivitet që bashkoi mësues, nxënës, prindër, ish-punonjës të arsimit dhe autoritete vendore. Jubileu shënoi një moment të veçantë për të kujtuar historinë, traditën dhe kontributin e kësaj shkolle në edukimin e brezave në zonën e Zadrimës. Drejtoresha e shkollës, Gjyste Lufi, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit 80-vjeçar të “Pjetër Zarishit”, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e saj dhe në formimin e brezave të shumtë të nxënësve. Të pranishëm në këtë aktivitet drejtori i DRAP Lezhë, Hasan Muça, dhe nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Anisa Mollaj, vlerësuan punën dhe përkushtimin e mësuesve e drejtuesve që ndër vite kanë kontribuar në zhvillimin e institucionit arsimor. LEXO edhe...Nis puna për shkollën 'Ramazan Karaj' në Nikël të Fushë-Krujës, Rama: Mbi 450 shkolla të rindërtuara në të gjithë Shqipërinë Jubileu u shoqërua me një program artistik të përgatitur nga nxënësit, duke sjellë emocione dhe atmosferë festive në këtë 80-vjetor, që dëshmon traditën dhe rëndësinë e shkollës në jetën arsimore e kulturore të Zadrimës.Nderkohe nje pjese ish-drejtuesit te kesaj shkolle nder vite u vlersuan me çertifikate mirenjeheje per kontributin e dhene ne kete institucion arsimor. R.D/ReportTv.al Lezhe shkolla 80 vjetori Blinisht Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.6% Jo 40.2% Nuk e di 9.2% Vota total: 261 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?