Lajme Zone
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë! Kurti e zëvendëson me Fehmi Hotin
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë! Kurti e zëvendëson me Fehmi Hotin

Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës, e cila njofton se kryeministri Albin Kurti ka pranuar kërkesën e tij për dorëheqje dhe e ka liruar menjëherë nga detyra.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë. Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës, e cila njofton se kryeministri Albin Kurti ka pranuar kërkesën e tij për dorëheqje dhe e ka liruar menjëherë nga detyra. LEXO edhe...Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë, 13 zyrtarë të policisë dhe prokurorisë pezullohen përkohësisht nga detyra Me propozim të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla në postin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është caktuar Fehmi Hoti. Dorëheqja vjen në një kohë kur qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë zhvilluar protesta, duke kërkuar gjithashtu largimin nga detyra të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Të dy ministrat kanë refuzuar të japin dorëheqjen, duke argumentuar në një konferencë për mediat se largimi i tyre nuk do të ndihmonte në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Qeveria e Republikës së Kosovës: Kryeministri Kurti pranoi nga z. Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Prishtinë, 30 tetor 2026 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pranoi nga z. Gazmend Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti. Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij. A.C/ReportTv.al gazmend hoxha Xhelal Sveçla kosova Albin Kurti Arlinda Zekaj Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 40.6% Nuk e di 9.4% Vota total: 286 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?