Policia e Shkodrës ka zbuluar mbi 56.7 kilogramë kanabis të fshehura në një zonë të pyllëzuar në Koman, pas disa javësh hetime për një grup personash që dyshohet se merreshin me transportimin dhe përgatitjen e drogës për shitje. Kanabisi transportohej me makina dhe varka drejt kësaj zone, ku më pas fshihej dhe përgatitej për shitje. Gjatë kontrolleve, policia gjeti 10 thasë me lëndë të dyshuar narkotike në një ambient të përshtatur për kamping, në pronësi të njërit prej të dyshuarve, si dhe në automjetet që përdornin dy të tjerë. LEXO edhe...Shkodër/ Goditet grupi i trafikut të drogës, 4 në pranga! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina antitank (VIDEO) Në pranga kanë rënë P. F., 45 vjeç, nga Gomsiqja e Vaut të Dejës, M. P., 39 vjeç, nga fshati Dush, K. K., 33 vjeç, nga Shkodra, dhe D. N., 67 vjeç, nga Tirana. Nën hetim në gjendje të lirë është vënë edhe A. F., 38 vjeç, vëllai i 45-vjeçarit të arrestuar. Sipas policisë, të pestë dyshohet se bashkëpunonin me njëri-tjetrin për transportimin e kanabisit drejt pyllit në Koman dhe përgatitjen e tij për shitje. Operacioni i koduar “Gjurmët” u finalizua pas disa javësh hetime, ndërsa policia po punon për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Shkodrës. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/A.Hl/ReportTv.al vau i dejes droge koman Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.7% Jo 40.8% Nuk e di 9.5% Vota total: 294 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
