Lotaria amerikane e Green Card për vitin 2027 do të mbetet e pezulluar. Një gjykatë federale e apelit në San Francisko të Kalifornisë ka pezulluar përkohësisht vendimin që detyronte administratën e presidentit Donald Trump të rihapte programin e vizave amerikane. Vendimi, i marrë nga një trupë prej tre gjyqtarësh, i lejon qeverisë amerikane të mbajë të pezulluar programin deri në shqyrtimin e mëtejshëm të apelimit. LEXO edhe...Trump paralajmëron fundin e luftës me Iranin: Do të përfjë së shpejti, kërkojmë garanci që Teherani të mos ketë kurrë armë bërthamore Çështja nisi pas një padie të ngritur në gusht nga firma ligjore Red Eagle Law kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për shkak të mosnisjes së regjistrimeve për lotarinë e vitit 2027. Gjykata kishte pranuar se Departamenti amerikan i Shtetit nuk kishte dhënë shpjegime për mosnisjen e aplikimeve, duke e cilësuar këtë veprim si një anulim de fakto të programit. Megjithatë, vendimi i fundit nuk e mbyll përfundimisht çështjen. Ai vetëm pezullon zbatimin e urdhrit të gjykatës më të ulët, ndërsa procesi ligjor do të vijojë. Përfaqësuesi i palës paditëse ka deklaruar se beteja ligjore do të vazhdojë për të mbrojtur të drejtat e personave të përzgjedhur. Lotaria amerikane e Green Card ofron çdo vit deri në 55 mijë viza për shtetasit e vendeve me nivel të ulët emigrimi drejt Shteteve të Bashkuara. Më 18 dhjetor 2025, administrata Trump njoftoi pezullimin e përkohshëm të programit, me urdhër të presidentit dhe përmes Sekretares së atëhershme të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. U.D/ReportTv.al lotaria amerikane SHBA donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.9% Jo 41.4% Nuk e di 9.8% Vota total: 307 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

