347 persona është bilanci i të lënduarve nga protestat e dhunshme të dy javëve të fundit. Ministri i Brendshëm Ervin Demo bën me dije se nga këta, 107 janë protestues, ndërsa 39 kalimtarë e mes tyre gazetarë. Në rastet e tejkalimit të proporionalitetit të dhunës, ai thekson se Policia e Shtetit ka marrë masat dhe ka vënë nën hetim 7 punonjës. LEXO edhe...Të miturit në protestat e dhunshme, Demo: U përdorën në vijën e parë! 269 të shoqëruar nën 18 vjeç “Javët e fundit kanë qenë dhumë sfiduese për policinë e shtetit dhe një bilanc negativ për të lënduar. 347 janë të lënduar dhe në fillim unë nuk do të doja të bëja diferencim mes punonjësve të Policisë së Shtetit, protestuesve apo kalimtarëve. 107 protestues të lënduar, 39 kalimtarë të lënduar, përfshirë edhe gazetarë. Këto shifra janë një kambanë alarmi sa i përket nivelit të dhunës dhe trajtimit proporcional që Policia e Shtetit ka bërë. Qëndrimi i Ministrisë së Brendshme është i qartë: ne garantojmë të drejtën kushtetuese, ashtu si dhe ndërhyrjen proporcionale. Policia e Shtetit ka ndërmarrë masat e duhura, 7 punonjës të pezulluar dhe nën hetim, por edhe AMP është duke punuar në dhjetëra raste që janë referuar nga qytetarë apo hetim për raste specifike”, tha Demo. Lajm në përditësim... Ora 16:14 Të miturit në protestat e dhunshme, Demo: U përdorën në vijën e parë! 269 të shoqëruar nën 18 vjeç Ministri i Brendshëm Ervin Demo shprehu shqetësim për përfshirjen e të miturve në protestat e dhunshme. Deri më tani janë shoqëruar 269 të mitur.“Shqetësuese përfshirja e të miturve në akte dhune, në vijën e parë. 269 të shoqëruar nën moshën 18 vjeç. Kjo tregon më së miri sfidën ndërinstitucionale për të adresuar këtë fenomen shqetësues për të adresuar një plagë. Për të miturit duhet të gjejmë rrugën, mbështetjen e duhur që ky fenomen të jetë një kujtim i hidhur i këtyre javëe të fundit”, tha Demo. Share Ora 16:10 Protestat, Demo: Nuk tolerojmë kërcënimet ndaj efektivëve! Policia nuk është aty për t'u përballur dhunshëm me qytetarët, por për sigurinë e tyre. Ministri Demo tha se policia nuk është në protesta për tu përballur me qytyetarët, por për sigurinë e tyrePolicia e Shtetit nuk është aty për t\u përballur dhunshëm me qytetarët, por për sigurinë e tyre. Ka pasur dhunë qenë kundrejt subjeketeve dhe pronave private. Ka presion të ushtruar ndaj policisë, jo vetëm në ushtrim të detyrës si rrjedhojë e dhunës, por sulme mediatike dhe në rrjetet sociale. Janë referuar kërcënimet që i janë bërë drejtuesve dhe efektivëve, për identifikimin e tyre dhe thirrjen për sulme ndaj tyre. Akt i paprecedentë, që nuk do tolerohet. Qasja e qeverisë është e qartë ne jemi të hapur për dialog. Share P.J/ReportTv.al ervin demo ministria e brendshme Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.8% Jo 41.7% Nuk e di 9.6% Vota total: 324 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

