Lajme Zone
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj ndryshon drejtimin e Bashkisë së Tiranës; shkarkon dy nënkryetarët
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj ndryshon drejtimin e Bashkisë së Tiranës; shkarkon dy nënkryetarët

Erion Veliaj ka bërë lëvizjen e radhës, vetëm një ditë pasi i drejtoi gishtin Edi Ramës për transferimin e tij të beftë në Burgun e Fierit. Pasi kërkoi publikisht autorizimin e kryeministrit për klasifikimin si sekret shtetëror të vendimit të transferimit, Veliaj ka ndërhyrë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke shkarkuar dy nënkryetarët, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra dhe duke emëruar Etleva Bishën.

Erion Veliaj Erion Veliaj ka liruar nga detyra Vasilika Vjeron dhe Ilir Mëngrën, duke emëruar Etleva Bishën nënkryetare të Bashkisë së Tiranës. Ndryshimet në Bashkinë e Tiranës marrin edhe një dimension politik, për shkak të zhvillimeve të një dite më parë dhe përplasjes së Veliajt me institucionet shtetërore për transferimin e tij në Burgun e Fierit. Mund të shihet si mesazh, për t'i treguar Ramës që ka ende fuqi. Erion Veliaj ka bërë lëvizjen e radhës, vetëm një ditë pasi i drejtoi gishtin Edi Ramës për transferimin e tij të beftë në Burgun e Fierit. Pasi kërkoi publikisht autorizimin e kryeministrit për klasifikimin si sekret shtetëror të vendimit të transferimit, Veliaj ka ndërhyrë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke shkarkuar dy nënkryetarët, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra dhe duke emëruar Etleva Bishën.

Lëvizja vjen në kulmin e përplasjes së tij me qeverinë. Si duket kryebashkiaku po përpiqet të tregojë se pavarësisht se ndodhet në burg, vazhdon të ushtrojë kontrollin mbi bashkinë e Tiranës.

Erion Veliaj ka vendosur ti besojë drejtimin e bashkisë themelueses së FRESH-it. Bisha është një emër me përvojë në Partinë Socialiste dhe në administratën publike. Ajo po ashtu ka marrë pjesë në reformimin e shërbimeve sociale gjatë periudhës kur Erion Veliaj drejtonte ministrinë përgjegjëse për këtë sektor.

Në vitet e fundit, Bisha ka punuar në fushën e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri. Etleva Bish Kujtojmë që kryebashkiaku Veliaj u transferua në mënyrë të beftë në Burgun e Fierit. Sipas raportimeve është vendosur për dhjetë ditë në regjim survejimi, në një dhomë pa dritare.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi pas transferimit, duke deklaruar se vendimi përmban informacion të klasifikuar si sekret shtetëror dhe se nuk mund të bëjë publike arsyet e masës.

Veliaj reagoi ashpër ndaj këtij qëndrimi, duke kërkuar dokumentacionin që justifikon klasifikimin e vendimit.

“U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret! Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë. Atëherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror! Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues”, deklaroi Veliaj.#erion veliaj 1 Komente 2 2 mbetjet 30 Tetor 2026, 11:35 Per te qare e per te qeshur. Nje hajdut si veliaj mban akoma peng bashkine me te madhe ne shqiperi. Nderkohe nje hajdut si rama mban peng shqiperine Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Presidenti Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve lokale, ftesës i përgjigjet vetëm Balla; opozita bojkoton 30 Tetor 2026, 09:4409:44Politike Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama bën një tjetër tentativë për dialog 30 Tetor 2026, 08:2408:24Politike Rama mbledh kupolën e PS, prezanton paketën e re të taksave për shqiptarët; në fokus edhe data e zgjedhjeve 30 Tetor 2026, 07:4707:47Politike A do të kemi një front opozitar? Bardhi, Lapaj dhe Shehaj sinjale dakordësie 29 Tetor 2026, 21:4821:48Politike “Buxhet pa prioritete dhe pa stimuj për ekonominë”, Tabaku: Qeveria po rëndon bizneset dhe qytetarët 29 Tetor 2026, 20:4620:46Politike Transferimi në Fier, Veliaj drejton gishtin te Rama: Nxirrni autorizimin e Kryeministrit! 29 Tetor 2026, 19:5319:53Politike