Lajme Zone
Shiste çanta, veshje dhe aksesorë me emrin e saj pa leje, Dua Lipa çon në gjykatë tregtarin! Këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shiste çanta, veshje dhe aksesorë me emrin e saj pa leje, Dua Lipa çon në gjykatë tregtarin! Këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore

Tregtari i identifikuar si Gary, kishte regjistruar domenin dualipa-asiastore.com, përmes të cilit ofronte veshje, çanta dhe aksesorë me emrin e artistes, pa pasur autorizimin e saj.

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa ka fituar një betejë të rëndësishme ligjore për mbrojtjen e emrit dhe markës së saj, pasi Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) vendosi në favor të këngëtares në një çështje kundër një tregtari nga Hong Kongu, i cili shiste produkte të paautorizuara duke përdorur emrin e saj. Sipas raportimit të Daily Mail, tregtari i identifikuar si Gary, kishte regjistruar domenin dualipa-asiastore.com, përmes të cilit ofronte veshje, çanta dhe aksesorë me emrin e artistes, pa pasur autorizimin e saj. Pas shqyrtimit të ankesës, WIPO konstatoi se domeni ishte regjistruar dhe përdorur në keqbesim, duke urdhëruar transferimin e tij te kompania e Dua Lipës. LEXO edhe...Momenti viral me Dua Lipën, tifozi i famshëm bën foto me këngëtaren shqiptare pa e ditur kush është ajo! Përtej kësaj fitoreje ligjore, vëmendje kanë tërhequr edhe shifrat e jashtëzakonshme financiare të këngëtares. Sipas dokumenteve të kompanive të saj, Dua Lipa ka gjeneruar rreth 23.4 milionë paund të ardhura nga muzika, të drejtat autoriale koncertet dhe aktivitetet tregtare, ndërsa kompania e saj Radical22 vlerësohet në rreth 73 milionë paund. Edhe turneu botëror “Radical Optimism” ka regjistruar rezultate të mëdha, duke gjeneruar rreth 162 milionë paund të ardhura bruto gjatë vitit 2025, me gjithsej 81 koncerte. A.C/ReportTv.al dua lipa gary produkte Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.8% Jo 41.7% Nuk e di 9.6% Vota total: 324 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?