Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Ardit Gjokrosën, i ekstraduar dy ditë më parë nga Gjermania. Gjokrosa i cili ishte në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit 'Revanshi', akuzohet për sigurimin e kushteve dhe të mjeteve materiale për vrasjen e Hamza Terziut në 2020-ën. LEXO edhe...Evazioni fiskal i Bankers/ GJKKO heq ndalimin e daljes nga vendi për Leonidha Çobon, mbetet në fuqi masa për detyrim paraqitje Gjokrosa, pjesë e grupit të Tori Xheçukës, akuzohet gjithashtu për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Njoftimi i plotë: 1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 29.10.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e caktuar me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurit Ardit Gjokrosa.”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 78, datë 30.10.2026, vendosi: 1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj të pandehurit: Ardit Gjokrosa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit H.T, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të K.Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i K.Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 334 pika 1 i K.Penal. 2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që i pandehuri Ardit Gjokrosa, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues. 3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. 4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al GJKKO Ardit Gjokrosa hamza terziu Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.3% Jo 41.2% Nuk e di 9.5% Vota total: 337 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

