Ndërmjetësuesit nga Katari janë kthyer këtë të premte në Teheran, në kuadër të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Lajmin e raporton Reuters që citoi një zyrtar të informuar mbi bisedimet. Sipas tij, negociatat ndërmjetësuese janë koordinuar me Shtetet e Bashkuara. LEXO edhe...SHBA/ Marco Rubio pret diplomatët në samitin e G20! Në fokus ekonomia globale dhe konfliktet gjeopolitike Katari i ka paraqitur Iranit të dielën një draft të planit të paqes, sipas zyrtarit I cili megjithatë është kundërshtuar nga një zyrtar i lartë iranian që i ka cilësuar propozimet si të papranueshme, duke deklaruar se Teherani do të ruajë qëndrimin e tij lidhur me programin bërthamor. Uashingtoni kërkon që çështjet bërthamore të përfshihen që në fillim të negociatave, ndërsa Teherani kërkon që SHBA-ja fillimisht t'i japë fund bllokadës së porteve iraniane dhe të heqë sanksionet ndaj eksporteve të naftës. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, deklaroi të mërkurën se Teherani vazhdonte të mbante kontakte të ngushta me ndërmjetësuesit, për të shqyrtuar propozime që mund të garantonin zbatimin e planit të vet shtatëditor, që synon përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme. Ndërkaq, të enjten, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kontaktet e zëvendëspresidentit JD Vance me Iranin kishin të bënin me furnizimet mjekësore. Deklarata erdhi pas raportimeve të mediave amerikane, të cilat i kishin lidhur këto kontakte me përpjekjet për të rifilluar negociatat e paqes. Xh.K/ReportTv.al lufta në Iran SHBA Katari Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.3% Jo 41.2% Nuk e di 9.5% Vota total: 337 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

