Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pret sot në Atlanta ministrat e Jashtëm të vendeve të G20-s, në një takim dyditor që zhvillohet në një moment tensionesh të larta gjeopolitike. Takimi, që do të zgjasë deri më 31 tetor, synon të përgatisë terrenin diplomatik për samitin e liderëve të G20-s, që do të mbahet më 14 dhe 15 dhjetor në Miami, nën drejtimin e presidentit amerikan Donald Trump. LEXO edhe...Lotaria amerikane e Green Card për vitin 2027 mbetet e pezulluar, Gjykata e Apelit në SHBA bllokon përkohësisht vendimin për rihapjen e lotarisë Në tryezën e diskutimeve pritet të jenë përfaqësues të fuqive kryesore botërore, përfshirë Kinën, Rusinë, Indinë, Bashkimin Evropian dhe ekonomitë më të mëdha të zhvilluara e në zhvillim. Një prej pranive që pritet të tërheqë më shumë vëmendje është ajo e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili merr pjesë në takim pavarësisht tensioneve të thella mes Moskës dhe vendeve perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë. Në qendër të diskutimeve do të jenë siguria ndërkombëtare, ekonomia globale dhe ndikimi i konflikteve gjeopolitike në tregtinë dhe furnizimin botëror. Një prej çështjeve kryesore do të jetë garantimi i lirisë së lundrimit në rrugët strategjike detare, përfshirë Ngushticën e Hormuzit, Detin e Kuq, Detin e Zi dhe Detin e Kinës Jugore. Xh.K/ReportTv.al SHBA g20 marco rubio Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.8% Jo 41.7% Nuk e di 9.6% Vota total: 324 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

