Lajme Zone
EKSKLUZIVE/ Lista me 31 të pandehurit e dosjes Balluku dhe akuzat, mes tyre 5 ndërtues e 2 firma private! Ja 9 tenderat që u manipuluan
PolitikëReport TV

EKSKLUZIVE/ Lista me 31 të pandehurit e dosjes Balluku dhe akuzat, mes tyre 5 ndërtues e 2 firma private! Ja 9 tenderat që u manipuluan

Në dosjen e Belinda Balluku janë plot 31 të pandehurit që do të përgjigjen para drejtësisë. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se mes të pandehurve janë edhe 5 ndërtues e 2 firma private. SPAK ka marrë të pandehur ndërtuesit Arbër Abazi, Pandeli Carapuli, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ram Geci.

Në dosjen e Belinda Balluku janë plot 31 të pandehurit që do të përgjigjen para drejtësisë. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se mes të pandehurve janë edhe 5 ndërtues e 2 firma private. SPAK ka marrë të pandehur ndërtuesit Arbër Abazi, Pandeli Carapuli, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ram Geci. Në dokumentin e lexuar nga Report Tv thuhet se biznesmeni Arbër Abazi dhe kompania e tij "Alko Impex General Construction" fituan tenderin e manipuluar të ndërtimit të Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Abazi akuzohet për korrupsion aktiv pasi për fitimin e tenderit shpërbleu Ballukun me një vilë në zonën e Palasës në Bregdet, ndërsa akuzohet edhe për falsifikim dokumentesh. LEXO edhe...‘Pse Balluku paraqitet në Kuvend vetëm kur duhet vota e saj?’- Balla i përgjigjet gazetarit: Gjithmonë aty, në orën e përcaktuar! (VIDEO) Bashkë me Abazin për falsifikim dokumentesh janë marrë edhe Artan Sako I kompanisë së ndërtimit 2T, e cila bashkë me Alko Impex General Construction fitoi tenderin e lotit 7, Paqsor Buzi i cili me kompaninë e tij G.P.G. COMPANY fitoi tenderin e lotit 5 të Unazës së Tiranës si edhe ndërtuesi i njohur Ram Geci, firma e ndërtimit të të cilit ka fituar tenderin rreth 14 mln eurosh (me kursin e sotëm) të ndërtimit të rrugës “Porto Romano-Durrës, loti 3”. Ka qenë pikërisht ky tenderi i nëntë për të cilin Balluku akuzohet se ka manipuluar, përveç atij të Tunelit të Llogorasë dhe 7 loteve të Unazës së Madhe. Sa i përket ndërtuesit tjetër, Pandeli Carapulit, ai është nën akuzë bashkë me kompaninë e tij të ndërtimit për pastrim parash në lidhje me vilën tjetër të Ballukut, atë në “Ëhite Rocks” në Dhërmi. Carapuli nuk është nën akuzë për korrupsion aktiv pasi vepra është parashkruar. Tenderi i manipuluar nga Balluku kur ishte drejtoreshë e Albcontrol nuk është futur te akuzat zyrtare si e dhjeta për ‘shkelje në tendera’ vetëm sepse akuzat janë parashkruar. Sa i përket të të pandehurve të tjerë, përvecc Igli Tares 2 akuza për pastrim parash, të gjithë të tjerët janë vartës të Ballukut. Janë të njëjtët, bashkëpunëtorë thuajse në çdo tender. Dallon Ervis Berberi me 9 akuza për shkelje në të nëntë tenderat e manipuluar, dhe ish drejtorët e tjerë si Gentian Gjyli apo Erald Elezi. Janë mbi 10 të pandehur për tenderin më të majmë, atë të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku përvecc shkeljes së barazisë në tendera janë edhe akuza për shpërdorim detyre, mes të cilëve edhe ish Sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola Haxhiademi. Të akuzuarit e dosjes BallukuBelinda Balluku Shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie Pandeli Carapuli Pastrim parashIgli Tare Pastrim parash në 2 rasteJoana Bushi Pastrim parashArbër Abazi Korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh"Alko Impex General Construction" Korrupsion aktivViola Haxhiademi Shpërdorim detyre Tuneli i LlogarasëErgys Verdho Shpërdorim detyre Tuneli i LlogarasëAdja Strazimiri Shpërdorim detyre; Shkelje në tenderaAnila Sulollari Shpërdorim detyre Tuneli i LlogarasëPaqsor Buzi Falsifikim dokumentesh disa herëArtan Sako Falsifikim dokumentesh disa herëRam Geci Falsifikim dokumentesh disa herë"Eurocol" sh.p.k Pastrim parashEvis Berberi Shkelje në 9 tenderaGentian Gjyli Shkelje në tendera dhe shpërdorim detyreErald Elezi Shkelje në 3 tenderaJetmira Dervishi Shkelje në tenderaMirzeta Kashnica Shkelje në tenderaJonida Çeçe Shkelje në 3 tendera Adrian Kroi Shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyreDenis Xhoshi Shkelje në 3 tendera Klarita Konomi Shkelje në 1 tenderMiranda Shkurti Shkelje në 8 tenderaGenti Raça Shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyreEduart Agalliu Shkelje në 1 tenderArbër Troka Shkelje në 2 tenderaDhurata Lazaj Shkelje në 3 tenderaNikollaq Mihali Shkelje në 3 tenderaGëzim Noni Shkelje në 3 tenderaArlinda Gordani Shkelje në 4 tendera Lajm në përditësim... K.T./ReportTv.al belinda balluku Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.9% Jo 41.4% Nuk e di 9.8% Vota total: 307 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?