Lajme Zone
“Të miturit, në vijën e parë të dhunës”, Ervin Demo: 269 të shoqëruar nën 18 vjeç. Dialogojmë me …
PolitikëABC News Albania

“Të miturit, në vijën e parë të dhunës”, Ervin Demo: 269 të shoqëruar nën 18 vjeç. Dialogojmë me …

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se të miturit po përdoren nga organizatorët, të cilët i vendosin në vijën e parë të sulmit, ndërsa vetë qëndrojnë pas tyre.

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se të miturit po përdoren nga organizatorët, të cilët i vendosin në vijën e parë të sulmit, ndërsa vetë qëndrojnë pas tyre.

Demo u ndal edhe te kërcënimet ndaj drejtuesve të caktuar të Policisë së Shtetit, për të cilat policia ka referuar raste, duke theksuar se këto kërcënime janë bërë përmes kanaleve publike të komunikimit nga persona që kanë organizuar sulme ndaj policisë.

“Të miturit janë përdorur nga organizatorët, të cilët i kanë vënë në vijë të parë të sulmit, duke qëndruar vetë pas. Shifrat e shoqërimit tregojnë se numri i tyre është shqetësues. Janë 269 të shoqëruar nën moshën 18 vjeç. Kjo tregon sfidën e madhe që kemi për të adresuar këtë plagë, që në fakt është një fenomen të cilit duhet t’i japim drejtimin e duhur. Policia e Shtetit ka referuar raste të kërcënimeve që u janë bërë drejtuesve të caktuar, të cilët kanë përdorur kanalet publike të komunikimit për të organizuar sulme ndaj policisë. Është e paprecedentë. Do të ndjekim hapat ligjorë për të garantuar që çdo punonjës të kryejë detyrën duke pasur mbrojtjen e nevojshme.

Qasja e qeverisë është e qartë: jemi të hapur të dialogojmë me këdo që kërkon dialog për çështje specifike.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet