Bojkoti i seancave në Gjykatën e Posaçme nga avokatët është ndërprerë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë.
Kjo vjen pasi Gjykata Administrative e Apelit pezulloi zbatimin e vendimeve të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotimin e seancave gjyqësore pranë GJKKO-së, duke i dhënë një shuplakë Maks Haxhisë, i cili inicioi bojkotin.
Kujtojmë se prej javësh, Maks Haxhia kishte marrë “peng” Dhomën e Avokatisë duke vendosur që avokatët të bojkotonin seancat gjyqësore në GJKKO.
Pretendimi për bojkotin ishte rregullorja e re e GJKKO-së për mosmbajtjen e telefonit në sallë gjatë seancave. Në fakt, justifikimi për bojkot ishte qesharak, pasi kujtojmë më parë rastin ku Maks Haxhia dhe disa nga kolegët e tij avokatë mbështetës kërkonin që të mos lejohej telefoni brenda sallës apo fotografimi i të pandehurit.
Skenari doli zbuluar dhe rezultoi se Maks Haxhia vendosi bojkotin për t’u shërbyer klientëve të tij dhe kryebashkiakut Erion Veliaj./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

