Një 36-vjeçar nga Puka është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia si njëri prej autorëve të dyshuar të grabitjes me armë zjarri, të ndodhur më 31 gusht 2021 në Rrugën e Kombit, në Mirditë. Gjatë ngjarjes një personi iu vodh një shumë parash nën kërcënimin e armës. Gjykata e Lezhës ka caktuar ndaj 36-vjeçarit Ndrecë Kola, masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij. Hetimet kanë identifikuar edhe një person tjetër të dyshuar për përfshirje në ngjarje. LEXO edhe...Tradita arsimore e Zadrimës, kremtohet 80-vjetori i themelimit të shkollës "Pjetër Zarishti" në Blinisht të Lezhës (VIDEO) Njoftimi i policisë: DVP Lezhë/Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët e dyshuar të vjedhjes me armë zjarri, në gusht të vitit 2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Pasurisë, të DVP Lezhë, si rezultat i hetimeve të thelluara në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka bërë të mundur identifikimin e shtetasit N. K., si njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 31.08.2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë, ku shtetasit A. K. iu vodh një shumë parash në kërcënimin e armës së zjarrit. Në vijim të hetimeve, Gjykata e Lezhës i ka caktuar shtetasit N. K., 36 vjeç, banues në Pukë, masën e sigurisë “Arrest në burg”. Gjithashtu, gjatë hetimeve është identifikuar edhe një shtetas tjetër, i dyshuar i përfshirë në këtë ngjarje, po për arsye hetimore, nuk bëhen me dije të dhëna të tjera. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. K., për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. A.C/ReportTv.al Lezhe gjyk Ndrecë Kola mirdite Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 40.6% Nuk e di 9.4% Vota total: 286 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
