Një epokë e re nis për dy gjigantët e futbollit italian, Interin dhe Milanin. Dy klubet kanë prezantuar zyrtarisht më 29 tetor 2026 projektin e stadiumit të ri, i cili do të mbajë emrin “Generali Stadium”, pas marrëveshjes së sponsorizimit me kompaninë italiane të sigurimeve. Impianti i ri do të ndërtohet në zonën e San Siros, pranë stadiumit aktual ‘Guiseppe Meazza’ dhe do të ketë një kapacitet prej 71.500 spektatorësh. Projekti arkitektonik është realizuar nga dy studio prestigjioze, Foster + Partners dhe MANICA, të drejtuara respektivisht nga arkitektët Norman Foster dhe David Manica. Dy emrat kanë bashkëpunuar edhe në projektimin e stadiumit të ri Wembley në Londër. Struktura e re do të karakterizohet nga një dizajn modern me një skelet të jashtëm në formë X-je dhe një çati të harkuar të dyfishtë. Tribunat do të jenë shumë pranë fushës, me pjerrësi deri në 37 gradë, në mënyrë që të krijohet një atmosferë sa më intensive gjatë ndeshjeve. LEXO edhe...Interin e nderojnë 2 autogola të Venezia-s, ribashkohet me Lazio-n në krye! Bologna përmbys Milanin (VIDEO) Sa i përket kostos, ndërtimi i stadiumit vlerësohet në rreth 708 milionë euro, ndërsa investimi i përgjithshëm për transformimin urban të zonës së San Siros arrin në rreth 2.3 miliardë euro. Punimet për stadiumin pritet të nisin në vitin 2028, ndërsa inaugurimi dhe zhvillimi i ndeshjeve të para synohet për sezonin 2031-2032, gjithmonë në varësi të miratimeve përfundimtare. Synimi është që impianti të jetë gati edhe për Kampionatin Europian të vitit 2032, të organizuar nga Italia dhe Turqia. Për Interin dhe Milanin, ky investim përfaqëson shumë më tepër sesa ndërtimin e një stadiumi të ri. Të dy klubet synojnë të rrisin të ardhurat nga biletat, zonat VIP, restorantet, dyqanet, eventet dhe aktivitetet tregtare që do të zhvillohen gjatë gjithë vitit. Një impiant modern do t'u japë mundësi të përmirësojnë përvojën e tifozëve, të rrisin konkurrueshmërinë financiare dhe të afrohen me klubet më të mëdha europiane për sa i përket infrastrukturës dhe burimeve ekonomike. Përveç impiantit sportiv, projekti përfshin edhe një transformim të gjerë të zonës prej rreth 281 mijë metrash katrorë, me hapësira të gjelbra, zona argëtimi, ambiente tregtare dhe shërbime të ndryshme. Synimi është krijimi i një destinacioni që do të jetë aktiv gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në ditët e ndeshjeve. Kështu, pas dekadash historie në San Siro, Interi dhe Milani po përgatiten të shkruajnë një kapitull të ri, me ambicien për të ndërtuar një nga stadiumet më moderne dhe më të rëndësishme të futbollit europian. Share Ne.k./ReportTv.al Milan Inter San Siro guiseppe meazza Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.6% Jo 40.2% Nuk e di 9.2% Vota total: 261 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
