Lajme Zone
‘Tripletë’ për 15 minuta, Cristiano Ronaldo i pamëshirshëm! I afrohet shifrës jubilare të 1000 golave (VIDEO)
SportReport TV

‘Tripletë’ për 15 minuta, Cristiano Ronaldo i pamëshirshëm! I afrohet shifrës jubilare të 1000 golave (VIDEO)

Bashkë me golat e anuluar Cristiano Ronaldo realizoi 5 herë në këtë përballje. Shifra shumë të frikshme për një 41-vjeçar.

Ditë historike e enjta për Cristiano Ronaldo-n. Pasi fitoi trofeun ‘BOAT’, Topi i Artë më i mirë i të gjithë kohërave, 41-vjeçari shpërtheu me ‘tripletë’ në ndeshjen që Al Nassr fitoi 5-3 kundër Al Kholood në javën e 12 të kampionatit të Arabisë Saudite. Ajo që e bën edhe më speciale këtë ‘tripletë’ është edhe koha e realizimit. Ronaldo i shënoi tre golat në harkun e 15 minutave, duke e çuar në 985 numrin e golave të shënuar gjatë karrierës së tij. Golat e portugezit erdhën në minutat 66, 72 dhe 81. Dy prej tyre pas asistimeve të bashkëkombësit João Félix, ndërsa i treti pas një pasimi të Sadio Mané. Ronaldo kishte parë më herët dy gola të tjerë të anuluar për pozicion jashtë loje. LEXO edhe...Çmimi i parë në historinë e futbollit! ‘BOAT’ fitohet nga Cristiano Ronaldo, lë pas Messi-n: Faleminderit tifozëve Një tjetër protagonist i mbrëmjes ishte Joao Felix, i cili regjistroi plot katër asistime në këtë takim, duke marrë pjesë në të pesë golat e Al Nassr. Për skuadrën vendase shënuan gjithashtu Angelo dhe Sadio Mané, ndërsa për Al Kholood realizuan Julien Domingues ‘dopietë’ dhe Loic Essomba. Me këtë fitore, Al Nassr shkoi në kuotën e 28 pikëve dhe u ngjit përkohësisht në krye të renditjes, në pritje të ndeshjes së rivalëve. Ndërkohë, Ronaldo ka tashmë 985 gola në karrierën e tij dhe i duhen vetëm 15 realizime për të arritur shifrën historike të 1000 golave, një objektiv që do ta vendoste në një tjetër kapitull të historisë së futbollit. Share Ne.k./ReportTv.al cristiano ronaldo Arabia Saudite al nassr Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 40.6% Nuk e di 9.4% Vota total: 286 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?