Lajme Zone
Papa Leoni XIV drejt një momenti historik, emri i tij në listën e votuesve për zgjedhjet afatmesme në SHBA! Do të votojë nga Vatikani me postë
BotëReport TV

Papa Leoni XIV drejt një momenti historik, emri i tij në listën e votuesve për zgjedhjet afatmesme në SHBA! Do të votojë nga Vatikani me postë

Nëse Papa e përfundon procesin e votimit ky rast mund të përbëjë një precedent të paprecedentë në historinë e Kishës Katolike, pasi nuk ka një rast të njohur të një Pape në detyrë që të ketë votuar në zgjedhjet e një shteti laik.

Papa Leone XIV ka kërkuar të votojë me postë në zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të mbahen më 3 nëntor në një zhvillim që mund të shënojë një precedent historik për Kishën Katolike. Kreu i Vatikanit, i lindur në Çikago me emrin Robert Francis Prevost, rezulton i regjistruar si votues në shtetin e Illinois dhe ka kërkuar fletën e votimit për të ushtruar të drejtën e tij si shtetas amerikan. Lajmi është konfirmuar nga Kim Fladhammer, shefi i stafit të zyrës së sekretarit të qarkut Will, i cili deklaroi për gazetën “Chicago Sun-Times” se Robert Francis Prevost figuron në listën e personave që kanë kërkuar fletë votimi për zgjedhjet e ardhshme. LEXO edhe...'A jeni lodhur nga udhëtimet'? Pyetja e gazetarit të Reuters që tërboi Trump, presidenti e sulmon me fyerje: Dukesh tmerrësisht keq, je jashtë forme! Papa është i regjistruar në New Lenox, në Illinois ndërsa sipas raportimeve, adresa e tij zgjedhore lidhet me banesën e vëllait të tij John i cili jeton në zonën e Çikagos. Megjithatë deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ishte konfirmuar nëse Leone XIV e kishte plotësuar dhe dërguar fletën e votimit. Disa ditë më parë, radioja lokale WJOL kishte raportuar se një person pranë Papës kishte bërë kërkesën në emër të tij, ndërsa blogeri Christopher Hale kishte ngritur hipotezën se bëhej fjalë për vëllain e tij, i cili kishte qenë për vizitë në Romë. Nëse Papa e përfn procesin e votimit ky rast mund të përbëjë një precedent të paprecedentë në historinë e Kishës Katolike, pasi nuk ka një rast të njohur të një Pape në detyrë që të ketë votuar në zgjedhjet e një shteti laik. Leoni XIV u zgjodh në krye të Kishës Katolike në maj të vitit 2025 duke u bërë Papa i parë me origjinë amerikane. Sipas të dhënave të regjistrave zgjedhorë të cituara nga “Chicago Sun-Times”, Robert Francis Prevost ka marrë pjesë edhe më herët në procese zgjedhore në SHBA. Ai ka votuar në zgjedhjet paraprake republikane të viteve 2012, 2014 dhe 2016, si dhe në zgjedhjet e përgjithshme të viteve 2012, 2014, 2018 dhe 2024. Gjithashtu ka marrë pjesë në zgjedhjet paraprake demokrate të viteve 2008 dhe 2010. Në Illinois votuesit nuk janë të detyruar të regjistrohen si anëtarë të një partie politike dhe mund të zgjedhin se në cilat zgjedhje paraprake do të votojnë. Legjislacioni i Illinoisit u lejon të gjithë votuesve të regjistruar të kërkojnë fletë votimi me postë pa qenë e nevojshme të paraqesin një arsye të veçantë. Këtë e ka konfirmuar edhe Matt Dietrich, zëdhënës i Bordit Zgjedhor të shtetit, sipas të cilit kjo mundësi është e hapur për çdo qytetar të regjistruar, përfshirë ata që jetojnë jashtë SHBA-së. Në zgjedhjet e 3 nëntorit, Papa do të ketë mundësinë të votojë për disa gara në Illinois, mes tyre atë për Senatin, si dhe zgjedhjet për guvernator ku demokrati J.B. Pritzker synon një mandat të tretë përballë republikanit Darren Bailey dhe kandidatit të pavarur Collin Corbett. Në fletën e votimit përfshihen edhe gara të tjera lokale dhe gjyqësore. Pjesëmarrja e mundshme e Papës në zgjedhje vjen në një periudhë tensionesh publike me presidentin amerikan Donald Trump. Leone XIV ka shprehur kritika ndaj politikave të administratës amerikane për emigracionin dhe qëndrimeve të saj lidhur me konfliktet ndërkombëtare. Nga ana e tij, Trump e ka kritikuar Papën për deklaratat e tij, duke e cilësuar ndër të tjera si “të dobët” dhe “të tmerrshëm” në politikën e jashtme. “Unë nuk kam frikë nga administrata Trump dhe as të flas me zë të lartë për mesazhin e Ungjillit”, deklaroi Papa. Papa ka shmangur përplasjet e drejtpërdrejta me Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se misioni i tij është predikimi i mesazhit të Ungjillit. Ndërkohë, që prej zgjedhjes në krye të Vatikanit, ai ka pritur disa përfaqësues politikë nga Çikago, mes tyre guvernatorin J.B. Pritzker dhe kryebashkiakun Brandon Johnson, si dhe ka takuar përfaqësues të organizatave që mbështesin emigrantët e ndaluar në qendrat e ICE. Megjithatë, pavarësisht kërkesës për të votuar me postë dhe historikut të tij si votues, mbetet e panjohur se për cilët kandidatë do të votojë Leoni XIV. Si çdo qytetar tjetër amerikan, edhe vota e Papës do të mbetet e fshehtë. A.C/ReportTv.al Papa Leone XIV SHBA Kim Fladhammer donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.6% Jo 40.2% Nuk e di 9.2% Vota total: 261 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?