Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit. Në një njoftim, ai thekson se ka nisur një hetim administrativ lidhur me përdorimin e forcës nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Gjithashtu, institucioni bën të ditur se po vlerëson nëse ndërhyrja e policisë ka qenë e domosdoshme dhe proporcionale. Avokati i Popullit u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve që pretendojnë se u janë shkelur të drejtat gjatë protestës, t’i drejtohen institucionit përmes një ankese individuale. Reagim i plotë i Avokatit e Popullit Avokati i Popullit ka nisur, sipas detyrës, një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme. Vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional. Grupet e monitorimit të institucionit janë në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar. Po verifikohet nëse u garantohen e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor. Përtej hetimit kryesisht, Avokati i Popullit fton çdo qytetar që beson se të drejtat e tij janë shkelur, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale. Na kontaktoni në kanalet tona të komunikimit: 📍Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë☎️Tel: 04 2 380 300, 068 903 4648📧Email: [email protected]
