Avokatët janë të vendosur të bojkotojnë përveç seancave gjyqësore edhe masat e sigurisë në Gjykatën e Posaçme. Bojkotin e nisën zyrtarisht këtë të hënë, edhe pse në GJKKO nuk pati të programuar asnjë seancë për caktimin e masës së sigurimit personal. Kjo e hënë ishte gjithashtu afati i fundit që avokatët i kishin lënë Gjykatës së Posaçme dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për të reflektuar dhe për tu tërhequr nga rregullorja që censuron punën e tyre dhe të gazetarëve duke mos i lejuar me celularë në sallë. Në këto kushte, kreu i Gjykatës Erjon Bani, i cili deri më tani nuk ka bërë asnjë hap pas, ‘reagoi’ duke thërritur në një mbledhje të trupës gjyqësore të Gjykatës së Posaçme. Siç Report Tv mësoi, gjyqtarët u ndanë në qëndrim. Një pjesë i dolën kundër Erjon Banit, dhe kërkuan dialog me avokatët për situatën që është krijuar. LEXO EDHE:Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Valteri: Standardin që Rama përdori për shkarkimin e Vlora Hysenit, duhet ta ndiqte edhe për Ballukun! Kthupi: Dosja e SPAK ka baza të forta! Kujtojmë se me vendim unanim nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë, prej kur në GJKKO nisi zbatimin rregullorja e re, avokatët bojkotuan seancat gjyqësore, një vendim ky që është pasur me shtyrjen e shumë proceseve të rëndësishme Pjesa tjetër, kërkuan masa më të ashpra për avokatët, të cilët deri më tani janë gjobitur me nga 50 mijë lek të rinj për mungesat në seancë. Mbledhja e gjyqtarëve të GJKKO-së nuk arriti në një përfundim dhe nuk dihet se si do të procedohet në vijim. Situata pritet të rëndohet edhe më tej me bojkotin e masave të sigurisë. Vendimi rrezikon të sjellë pasoja të rënda, deri në lirimin e personave të arrestuar, të cilët nuk mund të mbyllen në qeli paraburgimi pa pasur një masë sigurie. Ligji detyron që çdo i arrestuar të dalë para gjykatës brenda 72 orësh për masë, ndryshe arrestimi bëhet i pavlefshëm. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: dhoma e avokatise GJKKO rregullorja e GJKKO gjyqi partizani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.3 / 5 (6 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.9% Jo 38% Disi 7.1% Vota total: 2896 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

