Lajme Zone
“Arresto Ballukun”/ Qytetarët në protestë para SPAK: Shqiptarët nuk duan shpjegime, duan përgjegjësi
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Arresto Ballukun”/ Qytetarët në protestë para SPAK: Shqiptarët nuk duan shpjegime, duan përgjegjësi

Një grup qytetarësh janë mbledhur ditën e sotme para SPAK ku kanë zhvilluar një protestë.

Një grup qytetarësh janë mbledhur ditën e sotme para SPAK ku kanë zhvilluar një protestë. Të stacionuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me pankarta në duar, ata kanë përcjellë mesazhet e tyre për institucionet ligjvënëse.

“Arresto Ballukun”, ishte një nga parullat që protestuesit mbanin në duar. Në një pankartë tjetër shkruhej: “Shqiptarët nuk duan shpjegime, duan përgjegjësi”.

Protesta vjen pasi SPAK shtoi akuzat ndaj ish-kryeministres, Belinda Balluku. Top Channel