Lajme Zone
Apple prezanton iPhone 18 Pro, vjen në ngjyrë vere! Për herë të parë, kompania sjell celularin me palosje, Duo
PolitikëReport TV

Apple prezanton iPhone 18 Pro, vjen në ngjyrë vere! Për herë të parë, kompania sjell celularin me palosje, Duo

Dizajni i telefonave mbetet i njëjtë me modelin e mëparshëm 17 Pro, kamerat e përmirësuara janë pika kryesore e prurjeve të reja të kompanisë. iPhone Duo është dryshimi më i madh në pamjen dhe funksionalitetin e celularit në shumë vite.

Apple ka prezantuar sot telefonat e saj më të fundit Pro, iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max, në eventin e vjeshtës për iPhone, të quajtur “Surprise and Shine”. Ndërsa dizajni i telefonave mbetet i njëjtë me modelin e mëparshëm, kamerat e përmirësuara janë pika kryesore e prurjeve të reja të kompanisë. Gjenerata e re përfshin kamera 48 megapiksel me hapje të ndryshueshme, e ndërtuar me gjashtë fletëza të holla. Ky sistem ka të ngjarë të përmirësojë cilësinë dhe shpejtësinë e fotografimit në ndriçim të ulët. Gjithashtu, në programin e kamerës janë shtuar veçori të reja për balancimin e bardhësisë, shpejtësinë e shkrepjes, hapjen e diafragmës dhe histogramin. LEXO edhe...Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario Kamera e re mund të regjistrojë video 4K në Dolby HDR Vision dhe gjithashtu të aplikojë efekte kinematografike pas regjistrimit të materialit. Dynamic Island në pjesën e përparme të pajisjes është më i vogël dhe tani ju lejon të ndiqni tre aktivitete në kohë reale nga dy që ishin më parë. Të dy telefonat funksionojnë me çipin më të fundit të Apple, A20 Pro, dhe kanë një dhomë avulli të ridizajnuar për ftohje më të mirë. Kompania ka përmirësuar gjithashtu baterinë me një dizajn më efikas. Apple tha se iPhone 18 Pro mbështet deri në 36 orë regjistrim video, ndërsa 18 Pro Max ka një kapacitet deri në 45 orë. Kompania prezantoi edhe Siri-n e ri me inteligjencë artificiale dhe aftësi për të kuptuar kontekstin e asaj që shfaqet në ekran. Apple tha se Siri i ri do të funksionojë fillimisht në anglisht ndërsa nga tetori vjen në frëngjisht, japonisht, gjuhën koreane, portugalisht e spanjisht. Edhe në celularët e rinj do të funksionojë gjithashtu iPhone Handoff me iOS 27, i cili ju lejon të përdorni dy iPhone me një eSIM dhe të kaloni nga njëri te tjetri. Apple prezantoi edhe një ngjyrë të re ‘burgundy’, e cila i ngjason verës dhe zëvendëson portokallinë e iPhone 17 Pro. iPhone 18 Pro kushton 1,199 dollarë, ndërsa 18 Pro Max kushton 1,299 dollarë, pra 100 dollarë më shumë se pajisjet e vitit të kaluar. Porositë paraprake mund të bëhen të shtunën, ndërsa pajisjet do të jenë të disponueshme më 18 shtator. iPhone 18 ProApple po prezanton për herë të parë edhe një telefon me palosje, iPhone Duo, me ekran më të madh që premton të përshtatet në xhepat e përdoruesve, ndryshimi më i madh në pamjen dhe funksionalitetin e iPhone në shumë vite. Apple po hyn në një treg të veçantë, por në rritje, i cili aktualisht dominohet nga Samsung. Megjithatë, CEO John Ternus tha se shumica e telefonave të palosshëm ekzistues aktualisht duken si “dy telefona të ngjitur në mënyrë të sikletshme së bashku”. iPhone Duo do të ketë një ekran me përmasa të ngjashme me një pasaportë kur telefoni është i palosur. Kur hapet, Duo do të ofrojë një ekran të vetëm dhe të pandërprerë 7.6 inç, i cili mund të përdoret si horizontalisht, ashtu edhe vertikalisht, duke e bërë atë iPhone-in më të hollë të prodhuar ndonjëherë nga Apple. Butonate komandues do të vendosen në anën e djathtë të ekranit të iPhone Duo, në vend që të jenë në pjesën e poshtme, për t’ua bërë më të lehtë përdoruesve t’i arrijnë dhe t’i përdorin me gishtat e mëdhenj. iPhone Duo P.J/ReportTv.al iphone apple Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.2% Vota total: 2988 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?