Nisi me batuta dhe vijoi me tensione mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Drejtuesi Ulsi Manja, në fillim, shkëmbeu batuta e ironi me deputetin e PD-së, Saimir Korreshi, ndërsa më pas i tërhoqi vërejtje Tedi Blushit për gjuhën e përdorur në komision.
Përplasje pati edhe me Xhelal Mziun, kur i kujtoi këtij të fundit se e kishte përfunduar kohën për të folur.
“A do më lini ta drejtoj këtë Komision?”, tha ai, ndërsa më pas kërkoi 2 minuta pushim, e më pas u rikthyen sërish në mbledhje. Top Channel

