Lajme Zone
85 VOTAT E RAMËS MJAFTOJNË PËR TA PREKUR KUSHTETUTËN
PolitikëCNA

85 VOTAT E RAMËS MJAFTOJNË PËR TA PREKUR KUSHTETUTËN

Me 85 vota në favor, grupi miks i deputetëve të mazhorancë...

Me 85 vota në favor, grupi miks i deputetëve të mazhorancës socialist-rilindase, votoi reformën e re Administrativo-Territoriale, që, në fakt, përveçse lëvizi numrin e njësive nuk solli asnjë risi në ndihmë të shërbesave të qytetarëve banues në këto njësi.

Para votimit të enjten të të shiturës si reformë Administrativo-Territoriale pushteti vendor qeverisej nga 61 bashki. Pas të enjtes parlamentare që prodhoi “reformën e re” ky pushtet do të administrohet e menaxhohet nga 46 bashki.

Para miratimit me 85 vota, që është dhe kufiri maksimal i votave të disponuara nga maxhoranca e unifikuar parlamentare, debati ndërpalësh nuk përfshiu përmbajtjen e reformës, sa ajo i lehtëson hallet e qytetarëve, por thjesht rrudhjen e numrit të njesive administruese. Kuvendi miraton reformën territoriale me 46 bashki, 15 njësi humbasin pavarësinë 9 Tetor, 14:24 “Pse 46 dhe jo 100, pse 100 dhe jo 60” ishte përmbajtja e hedhje pritjeve debatuese midis palëve, loja prej kungulleshke me të cilën do të fashitej kur votimi do të zbulonte 85 votat në favor të reformës së re.

E theksojmë 85 vota në favor të të shiturës si “reformës e re Adminstrativo-Territoriale” që pëveç uljes së numrit të bashkive nuk sjell asnjë të re tjetër punëndreqëse në shërbesat ndaj takspaguesve.

Arsye kjo që zbuloi dhe pakënaqësi e revoltë, jo vetëm tek kundërshtuesit e saj opozitarë por edhe brenda grupit parlamentar socialist, katër deputetë të të cilit dolën hapur kundër. PËRBALLË ARROGANCËS SË PUSHTET-QEVERISJES 9 Tetor, 14:59 Me deklarimet e tyre kundërshtuese para votimit deputetët e maxhorancës: Elisa Spiropali, Erion Braçe, Vullnet Sina u duk se nuk do ta jepnin votën në favor të reformës gjë që do të sillte uljen e votave të duhura miratuese, pra rrëzimin e projekt-ligjit të reformës Administrativo-Territoriale. Do të ndodhte kjo pasi për miratimin e tij do të duheshin jo më pak se 85 vota.

Gjë që do të ishte e pamundur të arrihej edhe nëse llogariteshin në favor të “po”-së jo vetëm 3 mandatet e deputetëve të PSD, aleate e vetme e socialistëve të Ramës, por edhe 79 votat e mbetura të grupit parlamentar nëse tre të sipërpërmendurit, pra Braçe, Spiropali e Sina do të materializonin qëndrimin kundër. Rama shtyp kritikën brenda PS-së për hartën e re territoriale me mandatet e Tom Doshit

10 Tetor, 12:00 Rrjedhimisht, në versonin e paraqitur me 46 bashki, reforma do të rrëzohej. Gjë që nuk ndodhi. Nga që asnjëri prej deputetëve të grupit parlamentar miks (socialisto-PSD-ist) nuk lëvizi nga istikami. Interesi vetiak, pas ultimatumit agresiv paravotim të Edi Ramës: “Kush nuk ngre kartonin jeshil për reformën, mund të largohet nga grupi parlamentar,” duhet vlerësuar si arsyeja kryesore që solli kartonat jeshil pro reformës edhe të tre deputetëve “të rebeluarve,” Braçe, Spiropali e Sina. Të presësh nga zaret e Ramës 9 Tetor, 13:44 Ndërkohë ajo që duhet vlerësuar si problemi më i madh në këtë sjellje maxhorative parlamentare qendron në rrezikshmërinë kombëtare që mund të sjell përdorja e shumicës së votave për interes të tekave të një njeriu që prej 4 mandateve vijon të administroj e komandojë partinë e maxhorancën parlamentare. Qenushët dhe kotelja e Ramës 9 Tetor, 14:03 Sepse 85 votat e siguruara me ultimatum urdhërimi të Edi Ramës janë të mjaftueshme për të bërë ndërhyrje ndryshuese edhe në Kushtetutën e vendit. Përmbajtja e të cilës mund të cënohet në çdo moment të ndryshimit të humorit të njeriut që flet në emër të unitetit të partisë duke na sjellë pasoja katastrofike./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.