Lajme Zone
VIDEO/ Pamjet bëhen virale, derbi luhet në kushte të vështira
SportCNA

VIDEO/ Pamjet bëhen virale, derbi luhet në kushte të vështira

Derbi në Kroaci mes Hajduk dhe Dinamo Zagreb u mbyll me fitoren 2-1 të vendasve, por takimi u zhvillua në kushte tejet të vështira atmosferike. Reshjet e dendura të shiut e kthyen fushën e stadiumit në një moçal, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të topit. Lojtarët e të dyja skuadrave u detyruan të përballeshin me ujin dhe baltën, duke luajtur në kushte që ishin larg nivelit profesionist.

Derbi në Kroaci mes Hajduk dhe Dinamo Zagreb u mbyll me fitoren 2-1 të vendasve, por takimi u zhvillua në kushte tejet të vështira atmosferike.

Reshjet e dendura të shiut e kthyen fushën e stadiumit në një moçal, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të topit. Lojtarët e të dyja skuadrave u detyruan të përballeshin me ujin dhe baltën, duke luajtur në kushte që ishin larg nivelit profesionist.

Përtej fushës, vëmendjen e morën edhe problemet e mëdha infrastrukturore të stadiumit "Poljud". Çatia e impiantit kishte rrjedhje të shumta, duke detyruar gazetarët në tribunën e medias të hapnin çadrat për të mbrojtur pajisjet e tyre të punës.

— Balkan Futbolu (@BalkanFutbolu) October 10, 2026 Këto pamje kanë ngjallur reagime të shumta, duke rihapur debatin për nevojën urgjente të rinovimit të stadiumit ose ndërtimit të një impianti të ri në vend. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.