Fitorja e dytë sezonale e Max Verstappen në këtë sezon të Formula 1 erdhi brenda 8 ditëve. Piloti holandez i Red Bull triumfoi këtë të dielën në Çmimin e Madh të Singaporit pas një të shtunë të jashtëzakonshme, ku fillimisht ia doli në garën Sprint dhe më pas siguroi edhe ‘pole-position’. Edhe pse 4 herë kampion bote, për Max Verstappen kjo ishte fitorja e parë në karrierë në pistën e ‘Marina Bay’ të Singaporit. Në podium bashkë me Verstappen u ngjitën Charls LeClerc me Ferrari-n si dhe Kimi Antonelli i Mercedes, i cili vendos një tjetër gurë në murin e titullit kampion për pilot. 20-vjeçari italian ka gjasë ta festojë titullin unik mbas dy të dielave në Çmimin e Madh të SHBA-ve. Kur kanë mbetur edhe 6 gara diferenca mes Kimi Antonelli-t dhe George Rusell është zgjeruar në 102 pikë. LEXO edhe...E shtunë e madhe për Verstappen në Formula 1, pas garës Sprint kap edhe 'pole-position' në Singapor! Shkëlqen edhe Hamilton Në vendin e katërt në Singapor u rendit britaniku i McLaren Lando Norris, ndërsa menjëherë pas tij erdhi shoku i skuadrës Oscar Piastri, i cili siguroi 5-shen e parë. Australiani e kaloi Hamiltonin në xhiron e fundit, i cili po vuante me gomat. Liam Lawson përfi i shtati, përpara Nico Hulkenberg dhe George Russell, të cilët kishin startuar në vijën e fundit. Pika e fundit për t’u rrëmbyer, vendi i dhjetë, shkoi për Isack Hadjar. Ne.k./ReportTv.al Max Verstappen Kimi Antonelli formula 1 Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.7% Jo 34.2% Nuk e di 6.1% Vota total: 5560 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

