Supersfida e javës së 6 të Seria A mes Como-s dhe Romës është ndeshja ndeshja e parë për këtë sezon në kampionatin italian që mbyllet pa gola. Në Como 90 minutat u mbyllën me shifrat 0-0 edhe pse verdhekuqtë e Gasperinit mbetën për shumë kohë në pjesën e dytë me 10 lojtarë, pasi Malen i cili është shpesh në listën e shënuesve, u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi për Romën pika e fituar është pozitive, duke iu referuar asaj që ndodhi në fushë, ndërsa nga ky rezultat përfiton më së shumti Interi. Zikaltërit të cilët fituan të shtunën 3-0 kundër Parmës tani janë 2 pikë më shumë se Roma, me të cilën ndanin kreun e kampionatit. LEXO edhe...Barcelona nuk fal, blindon kreun e La Liga! Interi triumfon pa telashe ndaj Parmas Ndërkohë për Como-n barazimi me Romën vjen pas disfatës me Frosinone-n, duke bërë që të renditet me 5 pikë më pak se Interi kryesues, teksa bashkë me verdhkuqtë konsiderohen si rivalë të mundshëm të zikaltërve këtë sezon për titullin kampion. Sot në orën 18:00 për javën e 6 të Seria A do të luhet Sassuolo-Milan, ndërsa në orën 20:45 është Cagliari-Juventus. Ne.k./ReportTv.al roma como Seria A Inter Donyell Malen Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.7% Jo 34.3% Nuk e di 6% Vota total: 5483 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

