E diela e 11 tetorit është përgjakur nga një aksident i rëndë rrugor në perëndim të Turqisë, ku një kamion rimorkio është përplasur me një autobus turistik, duke shkaktuar një bilanc tragjik njerëzor. Ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën kryesore të lagjes Akhisar në qarkun e Manisës. Sipas raportimeve zyrtare të autoriteteve vendore, nga përplasja e fortë kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur me shkallë të ndryshme dëmtimesh. Menjëherë pas alarmit të dhënë, në vendngjarje u nisën dhjetëra autoambulanca, forca të shumta policore si dhe ushtri të shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur nxjerrjen e udhëtarëve të bllokuar mes gërmadhave të autobusit. Të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt spitaleve më të afërta të rajonit të Manisës, ku disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën. Nga ana e saj, Policia turke ka nisur hetimet e plota për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e këtij aksidenti të rëndë që mori jetën e 11 personave. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

