Lajme Zone
'Misioni i radhës është të bëhem kryeministër', kryebashkiaku i Prishtinës zbulon ambicien politike në një intervistë në rrugët e New York-ut
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Misioni i radhës është të bëhem kryeministër', kryebashkiaku i Prishtinës zbulon ambicien politike në një intervistë në rrugët e New York-ut

Në një intervistë të shkurtër të realizuar në rrugët e New Yorkut nga influenceri i njohur Khan, ai tha se synimi i tij është të bëhet kryeministër i Kosovës dhe "ta pastrojë e ta rregullojë shtetin".

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar se synimi i tij i radhës në politikë është posti i kryeministrit të Kosovës. Deklarata u bë në një video të publikuar nga influenceri i njohur Khan, i cili realizon intervista spontane me kalimtarë duke i pyetur: “Çfarë bëni për të jetuar?”. Në video, Rama shihet duke ecur në rrugët e Neë Yorkut, kur ndalet nga influenceri. LEXO edhe...'Flamuri serb do të valëvitet në Prizren', Daçiç kërcënon gjatë fushatës elektorale në Serbi! Ish-ministri gjerman: Kjo rrugë çon në luftë, BE t'i ndërpresë fondet Serbisë (VIDEO) “Jam kryetar i kryeqytetit, Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Misioni i radhës është që të bëhem kryeministër dhe ta pastrojmë e ta rregullojmë shtetin”, thotë Rama. Ai godeti edhe Albin Kurtin, duke thënë se kryeministri aktual “nuk po bën punë të mirë.” Më tej, ai tregon se Prishtina po përgatitet për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe fton Khan të vizitojë kryeqytetin e Kosovës. Videoja është publikuar më 10 tetor në rrjetet sociale të influencerit. Sipas postimeve të Përparim Ramës në Facebook, ai ndodhej në Neë York më 23 dhe 24 shtator 2026, ku mori pjesë në aktivitetin “Origination Finance Studio North America”, së bashku me liderë të tjerë, për të diskutuar mbi “Financimin e së Ardhmes”. Feroz Khan, është një influencer që del rrugëve të New York-ut dhe interviston njerëz, tw famshwm ose jo, duke u bërë pyetjen e thjeshtë "Çfarë bën për të nxjerrë bukën e gojës'. Videot e tij janw shumw tw famshme nw rrjete sociale U.D/ReportTv.al kosove prishtine New York perparim rama Albin Kurti Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.7% Jo 34.3% Nuk e di 6% Vota total: 5483 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?