Ka nisur numërimi i votave për tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në kuadër të procesit të zgjedhjes së tre anëtarëve, janë prezantuar kandidatët që garojnë për përfaqësimin e niveleve të ndryshme të sistemit gjyqësor. Zgjedhja e tre anëtarëve të KLGJ-së/ Ja 7 kandidatët në garë
24 Shtator, 12:49 Për një vend që i takon Gjykatës së Lartë janë paraqitur kandidaturat e gjyqtarëve Arbena Ahmeti dhe Sandër Simoni. Për përfaqësimin e Gjykatave të Apelit, në garë janë Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj.
Ndërsa për përfaqësimin e Gjykatave të Shkallës së Parë, kandidaturat e prezantuara janë Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho.
Në përfundim të procesit të numërimit, do të zbulohen tre anëtarët që do të përfaqësojnë këto nivele të gjyqësorit në Këshillin e Lartë Gjyqësor./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

