Lajme Zone
45-vjeçari që vrau nënën dhe plagosi babanë nuk flet para hetuesve, bën gjeste skizofrenie
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

45-vjeçari që vrau nënën dhe plagosi babanë nuk flet para hetuesve, bën gjeste skizofrenie

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në familje i ndodhur mbrëmjen e 24 gushtit në Lushnje, ku 45-vjeçari Florian Dalladaku sulmoi me sqepar prindërit e tij. Nëna e tij, Florije Dalladaku, 80 vjeçe, humbi jetën në banesë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa babai, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, u plagos rëndë dhe u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Pas ngjarjes, 45-vjeçari mori automjetin e vëllait dhe u largua nga banesa, por u kap më pas nga një patrullë e Policisë në Fier. Sipas dëshmive të familjarëve dhe burimeve pranë grupit hetimor, Dalladaku kurohej prej vitesh për probleme të shëndetit mendor dhe dyshohet se kishte pasur edhe më parë episode të rënda. Në automjetin me të cilin po largohej, policia gjeti një çantë me medikamente antidepresive që dyshohet se i përdorte.

Gjithashtu, bëhet me dije se vite më parë 45-vjeçari kishte tentuar të vriste me armë gjahu një bashkëfshatar, ngjarje për të cilën ishte dënuar nga drejtësia. Aktualisht, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa familjarë dhe persona të afërt po merren në pyetje për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e sulmit tragjik.