Kryebashkiaku i Saint-Gervais në Francë ka refuzuar t'u vërë në dispozicion një helikopter falas 32 alpinistëve që mbetën të bllokuar në strehën Goûter, në 3.800 metra lartësi në Mont Blanc, maja më e lartë e Alpeve, në kufirin mes Francës dhe Italisë. Sipas tij, ata kishin vendosur me vetëdije të ngjiteshin, pavarësisht paralajmërimeve për rrezikun nga rrëshqitjet e gurëve. Jean-Marc Peillex deklaroi se kushtet për zbritje ishin përmirësuar dhe asgjë nuk i pengonte alpinistët ta vazhdonin rrugën në këmbë. Ai theksoi se grupi kishte shpërfillur rekomandimet e guidave alpine të Saint-Gervais, Chamonix dhe Courmayeur, si edhe të zyrës së malit, të cilat kishin këshilluar të mos ndërmerrej ngjitja. LEXO edhe...Luftuan me flakët gjatë gjithë verës, zjarrfikësit në Francë përplasen me qeverinë dhe kërkojnë më shumë investime Alpinistët, të cilët kishin mbërritur në strehë përpara se ajo të mbyllej me vendim të autoriteteve lokale, u kthyen më pas në luginë me një helikopter privat, duke i paguar vetë shpenzimet. Vetëm disa prej tyre zbritën në këmbë. Kryebashkiaku deklaroi se ky rast duhet të shërbejë si precedent për ndryshimin e rregullave të shpëtimit në Francë, në mënyrë që helikopterët e emergjencës të përdoren vetëm për raste reale, ndërsa personat që shpërfillin paralajmërimet të mbajnë vetë kostot e zgjedhjeve të tyre. Për të treguar rrezikun në zonë, Bashkia e Saint-Gervais publikoi edhe një video të një rrëshqitjeje shkëmbinjsh në korridorin Goûter, një segment i njohur i itinerarit drejt majës së Mont Blanc, ku gjatë dekadave të fundit kanë humbur jetën rreth 80 persona. U.D/ReportTv.al alpiniste france Mont Blanc Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.1% Jo 52% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4473 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

