Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Goditi gruan me thikë në kokë pas sherrit në familje, lëndohet edhe vetë 43-vjeçari në Durrës, të dy përfundojnë në spital (VIDEO)


Burri dyshohet se e goditi në kokë gjatë konfliktit në familje. Të dy përfunduan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Një konflikt mes një çifti në Durrës u përshkallëzua në dhunë pasditen e kësaj të enjteje, duke lënë të plagosur të dy bashkëshortët. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në lagjen 14 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë sherrit në banesë, 43-vjeçari dyshohet se goditi me thikë në kokë bashkëshorten e tij, 38 vjeçe. LEXO edhe...Kruja s’gjen qetësi, flakët 400 metra nga banesat në Abaze! Zjarrfikësit ‘heronj’, të sfilitur e me ilaçe nuk heqin dorë: Këtu derisa të shuhet vatra e fundit Gjatë përplasjes mbeti i lënduar edhe vetë 43-vjeçari. Të dy u dërguan në spital, ku morën ndihmën mjekësore dhe, sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar me saktësi dinamikën e konfliktit. Njoftimi i plotë " Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë). Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L. Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit" -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/E.H/ReportTv.al plagosje me thike sherr ne familje Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.1% Jo 52% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4473 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?