Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb

Në karrige me rrota, vjen çdo ditë nga Kamza në protestë: 10 vite luftoj për një banesë dhe ndërhyrje, zëri ynë ka qenë i shurdhër


Një grua tetraplegjike, pjesëmarrëse në protestën që po mbahet sot në Tiranë, ka rrëfyer vështirësitë me të cilat përballet prej vitesh, duke kërkuar që institucionet të dëgjojnë më seriozisht problematikat e personave me aftësi të kufizuara.

Një grua tetraplegjike, pjesëmarrëse në protestën që po mbahet sot në Tiranë, ka rrëfyer vështirësitë me të cilat përballet prej vitesh, duke kërkuar që institucionet të dëgjojnë më seriozisht problematikat e personave me aftësi të kufizuara. Ajo tha se prej 10 vitesh përpiqet të sigurojë një banesë dhe të kryejë një ndërhyrje, ndërsa theksoi se udhëtimi nga Kamza për të marrë pjesë në protestë ka qenë i vështirë. “Kam 10 vite që mhem për një banesë dhe për të kryer një ndërhyrje. Unë vij nga Kamza me shumë sakrifica. Nuk e di pse nuk e marrin seriozisht zërin tonë, shqetësimet tona. Zëri jonë ka qenë i shurdhër”, u shpreh ajo. Ajo kërkoi më shumë vëmendje nga institucionet dhe zgjidhje konkrete për problemet që prekin personat me aftësi të kufizuara. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: e semura