Një 82-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”. Sipas policisë, Hyqmet Dervishi ka qenë duke drejtuar automjetin kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë. LEXO edhe...VIDEOLAJM/ Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit shpërndahen në asfalt I moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t'u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të dokumentuar dhe sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Njoftimi i Policisë "Në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”, shtetasi H. D., 82 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. D. është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit" U.D/ReportTv.al lushnje Hyqmet Dervishi aksident rrugor divjakë Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.2% Jo 51.9% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4430 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

