Në një kohë kur protestuesit refuzojnë ftesën e tij për dialog, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një takim me një 27-vjeçar me aftësi të kufizuara për të përsëritur mesazhin se kundërshtimi është pjesë e demokracisë, por jo dhuna me gurë e zjarr. I riu, i cili përdor karrocë me rrota, i kishte shkruar kryeministrit për t'i kërkuar një takim personal, pa pasur ndonjë kërkesë apo interes tjetër. Në mesazhin e tij, 27-vjeçari shprehej se dëshironte vetëm ta përshëndeste nga afër dhe, nëse ishte e mundur, të bënin një fotografi së bashku, një kujtim që, siç shkruante, do ta mbante mend gjatë gjithë jetës. LEXO edhe...Polici nuk është infermier "Përshëndetje zot Kryeministër Edi Rama. Jam një djalë 27 vjeç nga Shqipëria, person me aftësi të kufizuara dhe përdor karrocë me rrota. Kam një dëshirë shumë të madhe nga zemra që një ditë të kem mundësinë t’ju takoj personalisht. Nuk ju shkruaj për ndonjë interes apo për të kërkuar diçka por thjesht do të ishte një kënaqësi dhe emocion i veccantë për mua të takoja kryeministrin e vendit tim. Ndonjëherë , një takim i shkurtër mund të ketë shumë kuptim për një njeri dhe për mua do të ishte një moment që do ta mbaja mend gjatë gjithë jetës. Do të kisha shumë dëshirë t’ju takoja tju përshëndesja nga afër dhe nëse do të ishte e mundur të bënim dhe një fotografi së bashku si kujtim nga ky takim. E di që keni shumë angazhime dhe përgjegjësi por shpresoj ta gjeni mundësinë për të më dhënë disa minuta nga koha juaj. Nuk kërkoj asgjë më shumë” thuhej në mesazhin e tij. Dhe Rama ia plotësoi dëshirën. “Një njeri që do të më takojë për qejf”, i tha kryeministri 27-vjeçarit, i cili iu përgjigj: “Disa nuk janë dakord, por unë...”. Rama nuk e la pa e lidhur bisedën me protestat: “Po tani, demokraci është kjo. Mjafton që të jetë me paqe dhe me buzëqeshje dhe jo me gurë e me zjarr. Do jemi në kontakt bashkë”, i tha, ndërsa i shtrëngoi dorën dhe e puthi në kokë. Takimi vjen ndërsa prej dy ditësh Rama ka nxjerrë përpara Kryeministrisë karriget me mbishkrimin “Dialog”, përmes të cilave fton në bisedime protestuesit që nuk përfshihen në dhunë. Protestuesit e kanë refuzuar ftesën, duke kërkuar dorëheqjen e tij, ndërsa disa prej karrigeve janë përmbysur dhe shkatërruar. Edhe në këtë video, kryeministri i rikthehet të njëjtit mesazh politik: kundërshtimi i qeverisë është një e drejtë demokratike, por përplasjet me gurë dhe zjarr nuk janë rruga që ai pranon për dialogun. Këtë dallim Rama e vendos edhe në përshkrimin e videos, duke e cilësuar 27-vjeçarin si një vizitor “pa gurë në xhep”. U.D/ReportTv.al edi rama protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9926 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

