Lajme Zone
Zjarri përfshiu banesën/ Tragjedia në familjen shqiptare në SHBA, 3 fëmijë humbën jetën. Fqinjët të shokuar: Fatkeqësi e madhe
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri përfshiu banesën/ Tragjedia në familjen shqiptare në SHBA, 3 fëmijë humbën jetën. Fqinjët të shokuar: Fatkeqësi e madhe

Një tragjedi e rëndë goditi një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës. Tre fëmijë humbën jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dykatëshe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 26 gusht.

Një tragjedi e rëndë goditi një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës. Tre fëmijë humbën jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dykatëshe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 26 gusht. Ndërsa katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike në spital. Familja e Gentian Manatit, rezident në ShBA që u përfshi nga flakët, është banor i lagjes 18 tetori në qytetin e Lushnjes. Larguar vite më parë kjo familje pasi ka fituar lotarinë amerikane, më pas i janë bashkuar edhe prindërit e Gentianit, Njazi dhe Alia. Në Lushnje banonin dy motrat e Gentian Manatit, të cilave shteti shqiptar u mundësoi viza dhe të dyja janë nisur në orët e para të mëngjesit të së premtes për t’ju gjendur pranë vëllait prindërve dhe familjes në këto ditë të vështira për ta. Fqinjët e kanë marrë vesh lajmin e hidhur dhe me lot në sy shprehen të shokuar nga kjo ngjarje e kobshme. “Jemi shumë të tronditur. Njerëz hallexhinj, u larguan nga vendi për një jetë më të mirë”, u shpreh një banor.

“Nuk ka më fatkeqësi në jetë. Të rrisësh tre fëmijë me sakrificë e mund të madh. Zot mbaj dorën”, u shpreh një tjetër banore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb