TIRANË- Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi një hetim administrativ pas publikimit të fotove të biznesmenit Ergys Agasi dhe ish-policit Uljan Shpataraku, pas arrestimit pasditen e 26 gushtit ndërsa lëviznin me makinë nga Elbasani në drejtim të Durrësit. Deri më tani, burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se 2 efektivë të Shqiponjave janë pezulluar nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet do të vijojnë edhe policë të tjerë. LEXO edhe...Dosja ‘AKSHI’/ Ergys Agasi sot para GJKKO për vlerësimin e masës! Avokati kërkon kohë për mbrojtjen, seanca shtyhet në 12:00 (VIDEO) Pas arrestimit të Agasit në zonën e “Pleave në Durrës”, u publikuan disa foto nga momenti i arrestimit. Një prej tyre është fotoja e Agasit me pranga në duar brenda makinës së policisë, sapo iu vendosën prangat. Më pas u publikua edhe një tjetër foto e Agasit brenda ambienteve të Policisë së Tiranës, ku u dërgua për ekzekutimin e masës së sigurisë. Nga ambientet e Policisë së Tiranës, u publikua edhe një foto e ish-policit të shpallur në kërkim, Shpatarku, i cili drejtonte mjetin “Audi”, në të cilin ndodhej edhe Ergys Agasi. Ky i fundit ra në pranga pas 8 muajsh arrati, i akuzuar pët 7 vepra të rënda penale në dosjen e abuzimit me tenderët e AKSHI-t. Share SI.E./ReportTv.al dosja akshi ergys agasi uljan shpataraku Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 4204 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

